Islamofobia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Hamasi dënon vrasjen e tre palestinezëve në Karolinën e Veriut
Lëvizja Hamas ka dënuar ashpër të shtënat dhe vrasjen e një familjeje palestineze, të tre studentë të rinj në Karolinën e Veriut në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënës i Lëvizjes Hamas, Sami Abu Zuhri e përshkroi vrasjen si një krim racist.
Abu Zuhri i bëri thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara për të ndjekur penalisht autorët që kanë kryer këtë krim terrorist.
Gazeta e Pavarur Britanike ka zbuluar më herët se një familje prej tre muslimanëve të rinj është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në një lagje të qetë të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara.
Policia i ka dhënë emrat e viktimave, 23 vjeçari Deah Shaddy Barakat, gruaja e tij, Yusor Muhammed Abu-Salha, 21 vjeçare, dhe motra e saj, Razan Muhammad Abu-Salha, 19 vjeçare.
Një burrë 46-vjeçar, i quajtur nga policia si Craig Stephen Hicks, është arrestuar me dyshimin për tri akuza për vrasje të shkallës së parë, sipas gazetës britanike.
Deah Shaddy Barakat, një nga tri viktimat, besohet se ka qenë student i stomatologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe vullnetarë me një organizatë bamirëse për kujdesin emergjent dentar për fëmijët në Palestinë.
Ai ka postuar rregullisht në Twitter, dhe në muajin janar shkroi
Kjo është e tmerrshme, trishtuese kur dëgjon njerëzit duke thënë se duhet të 'vrasim hebrenjtë' ose 'vritni palestinezët ... sikur kjo të vazhdoi kështu nuk do të zgjidhet asgjë
Burimi: Palestine Info