İslamofobe

Konferencë shkencore mbi Islamofobinë në Berlin

Konferenca shkencore mbi  ”Islamin, Islamofobinë dhe Ekstremizmin” u zhvillua në Berlin me përpjekjet e Qendrës Kulturore të Iranit dhe në bashkëpunim me Fondacionin e Studimeve Islame.

  

Ngjarja u mbajt më 6 shkurt 2015 dhe merrnin pjesë studiues dhe analistë nga Gjermania, Austria dhe Irani, si dhe një numër i studentëve gjermanë dhe intelektualëve. Konferenca që u zhvillua në Hotel Steglitz International në Berlin u përqendrua rreth temave të ndryshme duke përfshirë Shkaqet sociale dhe politike të ekstremizmit dhe efektet e saj, Media dhe politikat e tyre të njëanshme, Islamofobia dhe fantazitë e shoqërive perëndimore ', dhe' Islami dhe një kuptim i drejtë i tij. 

     

Mehdi Imanipour, president nderi i Fondacionit të Studimeve Islame në Berlin tha se ka pasur një rritje të veçantë në ndjenjave anti-islamike në mesin e elitave liberale pas sulmit të fundit terrorist në Paris. 

    

Sipas tij, problemi kryesor ishte se shumica jo-muslimane kishin pak ose aspak informacion mbi Islamin apo shoqëritë muslimane; kjo është arsyeja pse letra e fundit e liderit të Iranit dërguar rinisë Europiane  dhe të Amerikës Veriore në të cilën ai kishte kërkuar prej tyre për t'iu referuar drejtpërdrejt teksteve origjinale fetare si një përgjigje ndaj propagandës anti-Islame.

   

Mehdi Imanipour theksoi se ata që përpiqen të dëmtojnë imazhin e Islamit me interpretimet e tyre iracionale dhe çnjerëzore të tekstit të shenjtë përbëjnë një pakicë shumë të vogël  në krahasim me  popullsinë  muslimane dhe në shumë raste, këto grupe veprojnë sipas urdhërave të agjencive të zbulimit të disa vendeve. 

   

Në muajin janar, mijëra njerëz së bashku me politikanët gjermanë dhe udhëheqësit fetarë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidenti Joachim Gauck morrën pjesë në një miting kundër Islamofobisë.

   

Angela Merkel ka dënuar lëvizjet kundër Islamit në Gjermani, duke i bërë thirrje gjermanëve për t’u shmangur margjinalizimit të   muslimanëve ose i pakicave të tjera. 

   

Ajo e dënoi gjithashtu lëvizjen anti-Islame të grupit ekstremist PEGIDA, që pretendon se është një kundërvënie që ata e quajnë  Islamizim i Perëndimit.

  

PEGIDA është një akronim gjerman për një frazë që do të thotë  “Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit.