Një Seminar që diskutoi qasjen e interpretimit të Kur'anit nga Muhammed Abduh
Një seminar u mbajt në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të hulumtuar metodën dhe qasjen e pranuar nga dijetari egjiptian i shekullit të IXX-të Muhammed Abduh për të interpretuar Kur’anin.
Seminari u zhvillua të hënën, më 9 shkurt 2015, në periferi të Panairit të 46-të Ndërkombëtar të Librit në Kajri, sipas raportit të faqes Sadi al-Balad website.
Duke iu drejtuar seminarit, Salim al-Sakri, një ekspert i shkencave Kur’anore në Universitetin al-Az-har, diskutoi interpretime të ndryshme Kur'anore të shkruara nga Abduh.
Ai tha se Tefsiri (interpretimi i Kur'anit) duhet të bëhet në bazë të parimeve dhe rregullave themelore jo në bazë të të kuptuarit personal apo sipas pikëpamjet personale.
Salim Al-Sakri gjithashtu tha se Muhammed Abduh ishte një musliman angazhuar për maturinë fetare.
Muhammed Abduh (1849 -1905) ishte një jurist islamik, dijetar fetar dhe reformator.
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Kajro u hap më 9 shkurt dhe ishte i hapur deri më 12 shkurt 2015.
Në këtë veprimtari kulturore morën pjesë 840 botues nga 26 shtete të ndryshme të botës.