Revolucioni Islamik, 36 vjet krenari dhe qëndresë përballë sistemit hegjemonist
Revolucioni Islamik u realizua më 22 Bahman të vitit 1357 H.
apo më 11 shkurt 1979 . Me këtë fitore të madhe populli iranian u kthye në shembullin e qëndresës kundrejt shtypësve dhe i mohimit të varësisë në dy superfuqitë Perëndimore dhe Lindore. Tani kanë kaluar 36 vjet nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit. Kjo ngjarje e rëndësishme ka shumë karakteristika që kanë tërhequr vëmendjen dhe përkushtimin e shkrimtarëve dhe dijetarëve botëror.
Revolucioni islamik i Iranit duke kuptuar drejtë dhe thellë gjendjen e kombeve nevojtare të botës dhe në veçanti kombeve islamike, krijoi kushtet për ndryshime të rëndësishme politike në shkallë rajonale dhe botërore. Ky revolucion botës i prezantoi Islamin si një fuqi politike përcaktuese. Kjo ngjarje e madhe u kthye në frymëzim për valën e Zgjimit Islamik dhe vazhdimin e shpresave të njerëzve nevojtarë në botë, si dhe prishi përllogaritet politike të arrogancës për të vazhduar politikat hegjemoniste dhe kolonialiste në botë. Republika islamike e Iranit duke mohuar dhe mos pranuar shtetet hegjemoniste dhe vetë hegjemonizmin, është ngritur përballë fuqive hegjemoniste dhe pikërisht kjo lëvizje u bë shkak për irritimin dhe armiqësinë e pafundme të sistemit hegjemonist të botës me në krye Amerikën kundër popullit të Iranit.
Ndikimi i Revolucionit Islamik të Iranit ishte aq i madh saqë Amerika dhe fuqitë rivale me gjithë rivalitetin dhe mosmarrëveshjet mes tyre, u ngritën përballë revolucionit të sapoformuar të Iranit dhe thurën dhe zbatuan komplote të ndryshme kundër këtij revolucioni. Të tilla komplote dhe veprime armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit janë agresioni i regjimit të Sadamit në luftën e imponuar, vendosja e sanksioneve të ndryshme politike, ekonomike, ushtarake, përdorimi i terrorizmit e deri tek lufta e butë dhe veprime për përhapjen e iranofobisë me pretekste të ndryshme. Në mesin e këtyre veprimeve, ashpërsimi i sanksioneve ekonomike ishte një armë e përdorur nga Amerika dhe partnerët e saj evropianë kundër Iranit që në ditët e para të fitores së Revolucionit Islamik.
Tani kur kanë kaluar 36 vite nga fitorja e Revolucionit Islamik, përgjatë gjithë këtyre viteve populli iranian me të gjitha mangësitë dhe presionet, ka ndjekur me sukses rrugën e zhvillimit dhe përparimit në të gjithë sektorët. Amerika me të gjithë potencialin e saj dhe me anë të sanksioneve të jashtëligjshme është munduar të dëmtojë tregun e mallrave, valutën dhe investimeve në Iran, me qëllim që duke shkatërruar ekonominë dhe krijuar pakënaqësi në mesin e popullit iranian, të dëmtojë shtetin e Republikës Islamike të Iranit. Funksionarët e Shtëpisë së Bardhë gjithmonë janë deklaruar se mbajnë në tryezë të gjitha opsionet që nga sanksionet e deri tek lufta.
Pengimi i rrugës së Iranit drejt progresit dhe zhvillimit është një prej objektivave të Amerikës dhe të aleatëve të saj, për të cilën ata kanë investuar shumë dhe janë munduar të gjunjëzojnë RII me anë të sanksione. Mirëpo populli iranian jo vetëm me slogane por edhe në praktikë ka treguar se posedon kapacitetet e duhura për t’i kthyer sanksionet dhe kërcënimet në raste për arritjen e sukseseve të mëdha në vend. Jeta progresiste sot e popullit iranian është rezultat i përpjekjeve mbi 30 vjeçare të këtij populli në rrugën e sukseseve të rëndësishme shkencore, si shkenca bërthamore për qëllime paqësore.
Ky sukses nuk është arritur lehtë, sepse në tre dekadat e kaluara armiqtë vazhdimisht janë munduar të pengojnë dhe dobësojnë Republikën Islamike të Iranit. Kjo është strategjia e ndjekur nga arroganca për tu përballur me një popull revolucionar i cili reziston përballë sistemit hegjemonist të botës. Kjo qëndresë ka sfiduar fuqitë hegjemoniste dhe Irani me vetëbesim dhe qëndresë ka arritur të dal fitues. Populli iranian i vendosur dhe i bashkuar me pjesëmarrjen e tij në manifestimin madhështor të 11 shkurtit ka treguar se reziston përballë forcës dhe ashtu siç ka theksuar Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, përgjigjja që do t’i jepet çdo degraduesi është goditja reciproke. Kjo pjesëmarrje gjithmonë ka qenë mesazh i qartë për armiqtë e popullit të Iranit.
Burimi: IRIB