Islamofobia zgjerohet në Çeki
Me rritjen e ndjenjave anti-muslimane në Evropë, përfaqësuesit e vendeve islamike në Republikën Çeke kanë paralajmëruar kundër rritjes së Islamofobisë në Çeki, pas sulmeve në Paris dhe deklaratave anti-muslimane nga ana e politikanëve të së djathtës ekstreme.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik Grupi i Pragës (OICPG), shpreh shqetësimin që Islami konsiderohet terrorizëm dhe prirjet në rritje të Islamofobisë në Republikën Çeke në prag të sulmit terrorist në redaksinë e revistës satirike Charlie Hedbo dhe vërejtjeve të bëra nga Tomio Okamura, një anëtar i Dawn-it, thanë anëtarët e grupit në një deklaratë të cituar nga Monitori i Pragës.
Deklarata, e nënshkruar nga disa 20 diplomatë, ka dënuar gjithashtu edhe sulmet brutale terroriste në Paris, në të cilat 17-të vetë u vranë.
Për më tepër, ata bënë thirrje për përpjekje të përbashkëta globale dhe veprime kundër terrorizmit dhe ekstremizmit për të siguruar rivendosjen e paqes në botë.
Në fillim të muajit, Tomio Okamura, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Dawn of Direct Democracy Party u kritikua pasi ftojë popullin që të ecin me derrat dhe qentë e tyre për rreth xhamisë.
Komentet urrejtëse duke përfshirë sugjerime të tilla si bojkotoni restorantet që ofrojnë ushqime hallall dhe dyqanet e muslimanëve, duke pretenduar se me blerje të tilla në mënyrë të tërthortë ju po financoni zgjerimin e Islamit.
Grupi paralajmëroi se demonstratat anti-Islame, të iniciuara në Gjermani nga lëvizja PEDIGA, janë zgjeruar në të gjithë Evropën si një manifestim i rritjes së Islamofobisë.
Të premten, një tubim në Pragë prej rreth 600 njerëzve protestojë kundër Islamit në Republikën Çeke.
Demonstrata u ndoqën, gjithashtu, nga opozita, nga Dawn of Direct Democracy Movement në krye me deputetin dhe kryetarin Tomio Okamura dhe Marek Cernoch, përkatësisht, dhe opozita Demokracia Qytetare (ODS), grupi i deputetëve me kryetaren Jana Cernochova.
Kjo është koha e duhur për të përmbushur detyrimet tona kolektive për të ndaluar stereotipet negative dhe stigmatizimin kundër Islamit, që rrisin veprat e Islamofobisë, shpifjet ndaj Islamit, diskriminimin, duke kombinuar Islamin me dhunën dhe terrorizmin, si dhe trendin në rritje të intolerancës dhe urrejtjes ndaj muslimanëve, shkruajnë diplomatët.
Republika Çeke, e cila ka një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorë, është shtëpia ku jetojnë rreth 15.000 muslimanë.
Në vitin 2004, Praga pranoi Islamin si një fe zyrtare, duke i dhënë muslimanëve të drejta të barabarta sikur të krishterëve dhe hebrenjve.
Burimi: IQNA News