Imamët e Mekës kritikojnë egërsirat e Shtetit Islamik
Një pilot jordanez i cili u dogj nga grupi i Shtetit Islamik ka sjellë një dënim të përgjithshëm prej dijetarëve më të lartë fetarë në të gjithë Botën Muslimane.
Shejh Saud Al-Shuraim, imam dhe hatib në Xhaminë e Madhe të Mekës, e kritikoi egërsinë me të cilën u përball piloti i kapur jordanez, Maatsi Al-Kasaasbeh në duart e terroristëve të grupit të ashtuquajtur Shtetit Islamik.
Ai tha se ka kapituj në librat e Hadithit të Al-Nesait dhe el-Bejheki-ut ku ndalohet djegia e një politeisti pasi ai është dorëzuar.
Nëse kjo është e drejtë e vendosur nga Islami për një jobesimtar, dhe politeist për të mos u djegur i gjallë kur ai është kapur, atëherë, një musliman ka të drejta më shumë, në këtë rast, për të mos u djegur ose torturuar, tha Imami.
Ai theksoi se muslimanët në këto ditë kanë shumë të meta, vlerat fetare i kanë korruptuar, dituria e vërtetë mungon. Vetëm një njeri me dituri dhe urtësi mund të sjellë reformë.
Shejh Saud Al-Shuraim ka thënë: Nuk ka asnjë njeri që ka vuajtur nga populli i tij me lloj-lloj persekutimesh, tortura fizike dhe mendore dhe më poshtëruese se sa që ka vuajtur Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të).
Ai theksoi mëshirën, dhembshurinë e Profetit të Fundit i cili vuajti aq shumë nga persekutimet më të rënda nga banorët e Mekës, por më në fund i fali.
Ai tha se disa muslimanë janë shumë larg nga vlerat e dhëna nga Profeti i Mëshirës. Në Kur’anin e Shenjtë, Allahu i Plotfuqishëm i urdhëroi muslimanët të marrin shembull Profetin Muhammed(a.s.), ka ka thënë imami.
Halifi Ebu Bekri urdhëroi ushtarët e tij, kur ata shkuan për të luftuar në vende të tjera, të mos vrasin pleq, fëmijë, femra, të sëmurët dhe priftërinjt. Këtë janë vlerat e vërteta të Islamit, ka theksuar imami dhe hatibi (predikuesi) i Xhamisë së Madhe në Meke, Qabe, Shejh Saud Al-Shuraim.
Burimi: Arab News