Suedia konfirmon se 100 suedezë luftojnë për ISIL-in
Shërbimi i Sigurimit Suedez (SAPO) ka njoftuar se të paktën njëqind shtetas suedezë janë bashkuar me radhët e grupit militant Tekfiristë ISIL, ata janë duke luftuar përkrah terroristëve në Siri dhe Irakun fqinjë.
Ne kemi parë një numër në rritje të të rinjëve suedezë që udhëtojnë për në Siri, ku ata shkojnë dhe trajnohen në kampet e trajnimit. Ata mësojnë të bëhen terroristë, të përdorin eksplozivë dhe përdorimin e armëve, kështu tha të mërkurën, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Sigurimit Suedez (SAPO).
Ai më tej vuri në dukje se numri i rasteve të konfirmuara të suedezëve që luftojnë përkrah militantëve të ISIL-it po rritet me shpejtësi, dhe se kjo shifër ka treguar një rritje prej tetë personave, krahasuar me 92 raste të regjistruar një javë më parë.
Në fillim të kësaj jave, Ministri i Drejtësisë dhe Migracionit, Morgan Johansson tha se qeveria po planifikon të paraqesë një projekt-ligj që do të kriminalizon suedezët, të cilët kanë marrë pjesë në trajnime apo kanë luftuar për rrjetet terroriste.
Sipas një raporti të muajit tetor 2015 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, 15.000 të huaj kanë hyrë në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku me ISIL-in apo me grupe të tjera terroriste.
Shtetet Evropiane, përfshirë Suedinë, kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin lidhur me ndikimin e ISIL-it në të gjithë kontinentin. Autoritetet kanë frikë se militantët evropiane do të përdorin aftësitë e tyre luftarake kundër vendeve të tyre pas kthimit në shtëpi.
ISIL-i kontrollon disa pjesë të Irakut dhe Sirisë. Terroristët kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë të prerje të kokave publikisht, kundër të gjitha komuniteteve irakiane dhe siriane, të tilla si muslimanët shi’itë, muslimanët sunnitë, kurdë dhe të krishterë.
Ushtarë irakianë, njësitë e policisë, forcat kurde, vullnetarët muslimanë shia dhe fiset muslimane sunnite kanë arritur kohët e fundit t’i largojnë forcat e ISIL-it nga disa zona në Irak. Forcat qeveritare siriane kanë rimarrë, gjithashtu, kontrollin e plotë të disa rretheve nga terroristët tekfiristë.
Burimi: Press TV