Kulturë

Hartohet Enciklopedia Elektronike për Imam Husejnin në gjuhën arabe

Menaxheri i grupit të enciklopedisë elektronike i Fondacionit Kërkimor Astan Kuds Razavi raportoi për hartimin e një enciklopedie elektronike rreth Imam Husejnit në gjuhën arabe.

   

Sipas faqes Astan Quds Razavi news website, menaxher i grupit të enciklopedisë elektronike të Fondacioni Islamik Kërkimor i Astan Kuds Razavi tha, në lidhje me rritjen e numrit të njerëzve që përdorin  kompjuterin, hartimi i enciklopedisë elektronike ka më shumë rëndësi se kurrë. Edhe pse leximi i librave është ende i përhapur në mesin e njerëzve, të rinjtë veçanërisht preferojnë të përdorin softuer për qasje më të lehtë dhe të shpejtë.  

   

Fondacioni i Kërkimeve Islamike i Astan Kuds Razavi, në këtë fushë ka prodhuar një numër të programeve islame duke përfshirë 'Shkëlqim Drite - Imam Rizai,  libra për fëmijë,  dhe Imam Husejni  - Enciklopedia Elektronike në gjuhën persiane, tha Mustafavi.    

   

Duke vënë në dukje se Enciklopedia Elektronike - Imam Husejni në gjuhën perse u vlerësua kryesisht në vendet ku flitet gjuha persishte, ai shtoi, Në lidhje me përkushtimin  ndaj Imam Husejnit,  Fondacioni i Kërkimeve Islame i  Astan Kuds Razavi,  ka vendosur për të hartuar Enciklopedinë për Imam Husejnin e cila është pranuar gjerësisht nga njerëzit. Vendet islamike në botën arabe, megjithatë, kanë mungesë nga një produkt i tillë  me vlerë, prandaj është ndjerë e nevojshme që Enciklopedia për Imam Husejnin të hartohet, gjithashtu,  në gjuhën arabe.

   

Sesionet e koordinimit janë takuar tashmë dhe Enciklopedia Elektronike për Imam Husejnin në gjuhën arabe ka përfunduar pjesërisht. Në hartimin e Enciklopedisë kanë punuar profesor të gjuhës arabe dhe janë konsultuar ekspertë të kompjuterit dhe Enciklopedia është miratuar nga grupi. Dizajni i këtij software përputhet mirë me folësit e gjuhës arabe në mënyrë që gjuha arabe të kuptohet lehtë,” thotë  studiuesi.

   

Enciklopedia Elekrotike – Imam Husejni” përmban pjesë të ndryshme, duke përfshirë artikuj të hollësishëm të specializuar rreth jetës të Imam Husejnit, diskutime të gjera në lidhje me ngjarjen Ashures, deklaratat e Imam Husejnit, informacion mbi Imam Husejnin, Xhaminë e Shenjtë, çështje të kelamit,  çështje të fikhut, poezi, letra,  gjenealogji, media (film, foto, harta gjeografike, dhe bibliografi të plotë të librave në gjuhën arabe rreth Imam Husejnit etj. , u shpreh ai.

    

Për të hartuar këtë enciklopedi, një listë e mirënjohur me libra  autentike në gjuhën arabe rreth Imam Husejnit janë studiuar me themel.  Për përgatitjen e artikujve të specializuar, kanë punuar, janë duke punuar profesorë të gjuhës arabe së bashku me ne në fusha të ndryshme , shtoi Mustafavi. 

     

Enciklopedia Elekronike për Imam Husejnin është në fakt një enciklopedi gjithëpërfshirëse që përmban një thesar të plotë të informacionit në lidhje me Imam Husejnin, kështu e përshkroi ai.

   

Enciklopedia Elektronike për Imam Husejnin përfshin 9 pjesë themelore, afër 300 zëra, hyrje dhe ka gjithsej 12.000 faqe, tha ai.

   

Për sa i përket ndjeshmërisë të projektit, Ndihma Hulumtuese e  Fondacionit të Kërkimeve Islame e Astan Kuds Razavi ka caktuar një periudhë prej pesë vjetësh për përfundimin e  veprës, , deklaroi ai.   

Burimi: AQR