Amerike

ISS-i, problemi i strategjisë globale të SHBA-ve

Grupi i ISIS-it papritmas po bëhet kërcënim në planin global, gjersa emri i tij lidhet me rrënimin e kufijve të marrëveshjes Sykes-Picot, pasi që kanë bashkëngjitur pjesët e territorit të Irakut dhe Sirisë në një shtet dhe e kanë shpallur liderin e tyre Abu Bakr al Bagdadi si halif i myslimanëve të cilit duhet dhënë besë dhe treguar lojalitet. Në të kundërtën çdo njeri që e kundërshton e pret dënimi i rëndë. Për sa i përket jomyslimanëve, para tyre janë disa zgjidhje: pagesa e xhizjes, islamizimi saktësisht pranimi i islamit të ISIS-it apo braktisja e vendit. Banorët e këtij shteti poashtu janë të ekspozuar situatave  të papara dhe të jashtëzakonshme në çdo nivel. Indikativisht shpallja e shtetit islamik, i cili është vend i ekstremizmit dhe jo        tolerancës, vjen njëkohësisht me projektin e shtetit të pastër çifut në Izrael. Ashtu sikurse dëshirohet të thuhet se shteti i pastër çifut si zëvendësim për shtetin sunit ISIS-isit me të gjitha karakteristikat e saj të neutralizimit, largimit dhe asgjësimit të të tjerëve, duke marr parasysh se bashkësia sunite është e pafajshme dhe ka lidhje me ISIS-in, sikurse ujku me gjakun e djalit të Jakubit. Problemi nuk qëndron as në radikalizimin apo fanatizmin e ISIS-it, as në racizmin çifut dhe në mizorin e tij, por qëndron në strategjinë globale të SHBA-ve, sidomos në pikëpamjen e saj ndaj Lindjes së Afërt. Megjithëse është paralajmëruar fushata tjetër ndërkombëtare për luftë kundër ISIS-it, pas fushatës së parë të  drejtuar kundër organizatës së Al Kaidës në vitin  2001, pas sulmeve terroriste dhe ngjarjeve kriminale të 11 shtatorit 2001, strategjia e tillë është edhe më tutje jostabile dhe shqetësuese.

 

Prandaj edhe zyrtarët e lartë amerikan në deklaratat e tyre shpesh përsërisin se kjo është luftë afatgjate e cila kërkon planin komplet logjistik, sikurse në ajër ashtu edhe në tokë, në të cilin gjysmën e punës do të kryejë Amerika, ndërsa gjysma tjetër është lënë ushtrive të rregullta në terren, duke përfshirë forcat popullore lokale (njësitë mobilizuese popullore në Irak) apo opozitare në Siri. Por a ka lind ISIS-i, për të jetuar gjatë. Si ka ardhur te paraqitja  e tij dhe në bazë të çka fit ka përparuar. Nga ku befasisht është lajmëruar me të gjitha mundësit, forcën, përvojën ushtarake, aftësive administrative, diskursin fetare dhe mediat me ndikim, ashtu që  mundet të shpërlajë trurin, të ndikojë në rininë dhe të përvetësojë disa nga ata në anën e tyre, pa marr parasysh a është motiv për heroizëm apo nevoja për para, apo reaksioni me politikën e gabuar karakteristikat e të cilëve janë diskriminimi dhe segregacioni? Ndoshta pikërisht me të gjitha këto çështje, por edhe më të tjerat , ballafaqohet çdo kush i cili hulumton strategjinë amerikane të luftës kundër dukurisë së ISIS-it, të cilin e përcjellin shumë paqartësitë dhe kontradikta e të mos përmendim jo vendosmërinë në mes goditjes dhe tërheqjes, apo përfshirjes dhe vëzhgimit. Pa marr parasysh që fluturaket amerikane kanë nis bombardimet e caqeve të caktuara të ISIS-it, duke ju shkaktuar dëme, fitorja e pritur nuk është realizuar. Posaçërisht kur me 15 gusht është aprovuar Rezoluta nr. 2170, ndërsa me 24 shtator 2014 Rezoluta 2187 në bazë të cilit lejohet lufta kundër grupit të ISIS-it dhe vënia e liderëve të tyre në listën e individëve të kërkuar, në krye me Abu Muhamed al Adnanit, zëdhënësin zyrtar dhe njëri nga krerët e organizatës. Por raporti i forcave, sikurse është e njohur të gjithë ekspertëve, posaçërisht atyre ushtarak, nuk mund të matet përveç në terren dhe përparësisë në tokë. Ndjekësit e këtij grupi po zgjerohen në mes njerëzve në xhamia, shkolla, shtëpia, dyqane tregtare, departamente qeveritare dhe vende tjera. Grupi i ISIS-it ishte prezent në Mosul, për shembull, më shumë se një vit para se të merr kontrollin mbi këtë qytet. Rasti i njëjtë është edhe me krahinën Salahudin dhe Anbar, për të zgjeruar më tej edhe në krahinat Kirkuk dhe Dijala. Por edhe përkundër kësaj, shënimet e numrit të madh të të interesuarve për këtë problem nuk e kanë tërhequr vëmendjen e qeverisë irakiane, as që janë përcjell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët ishin të lidhur me qeverinë irakiane me marrëveshjen kornizë strategjike që nga viti 2008. Përveç këtyre, nuk janë plotësuar as detyrimet për armatimin e ushtrisë irakiane dhe aftësimin e saj, gjersa e njëjta ushtri është ballafaquar me problemin e korrupsionit dhe dobësisë, si dhe mungesës së doktrinës ushtarake. ISIS-i është krijuar si rezultat i rrethanave natyrore në të cilin në themel ka dominuar atmosfera amerikane e okupimit të Irakut, sikurse edhe ndarja sektare dhe etnike, si dhe politika e margjinalizimit dhe përjashtimit, duke përfshirë përpjekjet anës shiite të merr kontrollin e partive fetare dhe me plan të margjinalizojë grupet sunite, të cilët përpiqeshin të formojnë ekuivalentin kualitativ grupeve shiite. Por gjëja e tërësishme ka filluar në drejtim të grumbullimit të problemeve sektare, që ka shkaktuar ethet në të dyja anët, përveç faktorëve rajonal dhe ndërkombëtar, të cilët kanë inkurajuar disa prej këtyre grupeve, ndërsa të tjerët kanë dhënë nxitje oponentëve të tyre, pa marr parasysh në jo barazinë në raport të forcave veçanërisht në kontekstin e prezencës së forte dhe ndikimit të prezencës iraniane. Okupimi amerikan nuk ka paraparë rivendosjen e shtetit në baza të reja dhe më të mira nga atyre të mëparshme, por është përfshirë në lojën e matjes së forcave, ndarjes dhe privilegjeve në bazë të shumicave apo pakicave sektare dhe etnike. Kjo ka shtyrë gati të gjitha klasat politike në të njëjtën drejtim, me të cilin konflikti ka fituar formën sektare dhe etnike, në atë masë sa që ka filluar të bisedohet për koncepte dhe praktika lidhur me sektet dhe hapësirat e mbyllura, si dhe operacioneve të cilët kanë nënkuptuar pastrimin e qyteteve dhe kuarteve në tërësi, pa marr parasysh a janë në pyetje Bagdadi, Basra, Kirkuku apo Dijala. Nuk duhet harruar as të gjitha ato që kanë ndodh me pakicat fetare dhe etnike nga robërimi dhe tirania, sikurse është rasti me të krishterët, Jezidët, Madejcët, Turkmenët, Shebekët, Kaldo Asirët dhe të tjerët. Janë kryer përpjekjet e shfarosjes të të gjitha këtyre grupacioneve, ose janë detyruar në migrim, krejt me qëllim që Iraku të pastrohet nga një pjesë të banorëve burimor të cilët kanë tejkaluar arabët në Islam në ndërtim e Shtetit në mes dy lumenjve apo Mesopotamisë. A ka llogaritur Uashingtoni në atë që do të shkatërrojë ISIS-in, do të paaftësojë rolin e tij apo do të zvogëlojë ndikim e tij, pasi që me të madhe ka përsërit pas okupimit të Mosulit? Lufta e përgjysmuar paraqet strategjinë të së cilës qëllimi nuk është arritja e fitores, pasi që problemi mbetet akoma prezent dhe mund të paraqitet çdo ditë apo çdo orë. Çfarë do të thotë armatimi i 100.000 sunitëve dhe armatimi i Peshmergëve kurd jashtë kornizave të marrëveshjes me qeverinë federale? A nuk paraqet kjo dobësimin  e shtetit dhe diskreditimin e autoritetit të saj? Çka mbetet atëherë nga sovraniteti i saj, në rast se akoma e ka? Çfarë kur gjendja në praktikë bëhet realitet(de fakto). A nuk është kjo hyrja e planifikuar në ndarjen e vërtetë? Ndoshta do të ishte më e mençur dhe më reale të armatoset ushtria irakiane e cila pastaj do të mund të armatos Peshmergët kurd duke vështruar ata në kuptim administrativ dhe financiar si pjesë përbërëse të forcave të armatosura irakiane. Në të njëjtën mënyrë do të mund të armatoseshin edhe banorët e hapësirave të goditura si mënyrë e përfshirjes në ushtri, në forcat e brendshme të sigurisë dhe gardën nacionale, pasi që rreziku do të ekzistojë edhe pas ISIS-it. Kjo atëherë do të paraqet përgatitjet për uljen në fuqi baruti i cili do të mund të eksplodojë çdo moment. Ndoshta posedimi i armatimit do të thotë që ai ndonjëherë mund të përdoret. Përveç kësaj, është e nevojshme shpërbërja e forcave popullore të mobilizuara, apo bashkëngjitja  e tyre ushtrisë së rregullt, ashtu sikurse banorët e rajoneve tjera bashkëngjiten ushtrisë, me të cilin të gjithë do të vendoseshin nën autoritetin e shtetit. Nuk mendoj që dikush i cili ka armë dhe lufton me te që do të dorëzojë një ditë atë armë vullnetarisht. Ajo është vetëm mashtrim dhe lojë të cilit nuk i besojnë as fëmijë të vegjël, e lere më politikanët për të cilit besohet se kuptojnë pasojat e kësaj politike, veçanërisht Uashingtoni, përveç saj nëse mendojmë se kjo paraqet përgatitje për konflikt i cili do të zgjat shumë. Mos suksesi i qeverisë së Al Malikit ka sjell gjer te vendosja e pushtetit të Al Bagdatit,” që i është besuar nga Zoti”, pas së cilës futi “hilafetin”. Të dy këta shembuj paraqet përpjekjen që feja të futet në politikë apo politikën në fe me qëllim të marrjes së kontrollit mbi grupet të indinjuara.

 

A do të thotë kjo që qielli do të takojë amerikanëve për të shfrytëzuar fluturaket e veta, e toka Iranit, gjegjësisht forcave nacionale të mobilizuara, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë të Kombeve të Bashkuara? Çfarë fat atëherë e pret Irakun? Grupi Shteti islam është paraqitur për të mbush zbrazëtirat e krijuara në rajonet perëndimore të Irakut pas protestave të cilët kanë zgjat më shumë se një vit, veçanërisht për shkak të pamundësive për të gjetur zgjidhje për ta. Poashtu paraqiten edhe pas përpjekjeve të dështuara të përjashtimit të Al Malikit nga qeveria nëpërmjet zgjedhjeve në të cilin ka arritur fitoren. Janë cekur shumë anë të dëshpërimit, për këtë në këtë proklamatë kanë gjetur rastin për përmbysjen e Al Malikit, për të cilin më vonë njëzëri janë pajtuar përfaqësuesit amerikan, irakian dhe iranian për të mbajtur topin në terren të njëjtë. Detyra e skenarëve të ISIS-it për vrasje dhe terrorizim është marrja e kontrollit mbi mendjet dhe shpirtrat nëpërmjet forcës së pakufizuar, për të pushtuar shoqërinë nën dominimin  e tyre dhe shkaktimin e frikës tek individ me qëllim të lidhjes së tyre për këtë grup. A është prezenca e ISIS-it e domosdoshme që prapë të rregullohen gjërat në shtetin irakian pa marr parasysh a do të kalohet nëpërmjet ndarjeve, e cila do të zhvillohet qetë dhe shkallë shkallë, apo ndoshta do të kryhet më mënyrë më të mirë nëpërmjet”zgjidhjeve të këqija” sikur luftë qytetare dhe konfliktit ushtarak në mes ISIS-it dhe shtetit irakian? Por, zgjidhja sikurse kjo do të paraqet fundin e shtetit irakian të cilin e njohim, ndoshta edhe kërkohet  në rast se e kujtojmë projektin e nënkryetarit amerikan Joe Biden. Frika e cila ka ekzistuar para përmbysjes së Sadam Hyseinit është prezent edhe pas tij veçanërisht për shkak se Uashingtoni kurrë nuk e ka qartësuar planin e vet. Me shtetin ka udhëhequr Paul Bremeri i cili ka qeveris sipas mendjes së tij. Vendimet i ka sjell arbitrarisht gjersa aktorët politik ishin aty vetëm për të ofruar përkrahje dhe kurrgjë tjetër. Njëri nga vendimi më i rrezikshëm ishte  shpërbërja e ushtrisë. Ndoshta ky vendim, sikurse vendimi për largimin e partisë  Baath,  ka sjell gjer te situata aktuale dhe ka ndihmuar në forcimin e dukurisë së terrorizmit. Problemi qëndron në atë që ishte dhe ka mbet,  në strategjinë e SHBA-ve para okupimit të Irakut, por edhe pas tërheqjes në vitin 2011, dhe rikthimit nëpërmjet lejimit dhe kërkesave dërguara forcave politike të cilët nuk kanë arritur të arrijnë përparësi në luftë kundër ISIS-it, njëjtë ashtu sikurse nuk kanë arrit të realizojnë konsensusin nacionale me të cilin do të ipet fund ndarjes sektare dhe zgjerimit të korrupsionit financiar administrativ, që të fillohet me ndërtimin  e shtetit irakian me gjasa të reja strategjike dhe unike në themelet e qytetarisë së plotë, barazisë së plotë dhe respektimit të plotë të drejtave njerëzore.

Burimi: Al Jazeera