Al-Az-hari i Egjiptit i bën thirrje Iranit që të ndaloi filmin Muhammedi (a.s.) i Dërguari i Zotit
Qendra Islamike Al-Az’har e Egjiptit lëshoi një deklaratë duke i bërë thirrje zyrtarëve iranianë për të ndaluar filmin Muhammedi (a.s.), i Dërguari i Zotit.
Regjisori iranian i nominuar për Oscar, Mexhid Mexhidi, tha se është planifikuar premiera e filmit të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar Fexhr në Teheran, Al-Az-hari dhe disa personalitete fetare kanë bërë thirrje që filmi të ndalohet, njofton faqja e internetit al-Bawaba news website.
Al-Az-hari në deklaratën e tij pohoi se prodhimi i filmave të tillë minon shenjtërinë dhe statusin e lartë të lajmëtarëve të Zotit.
Qendra Islame “Al-Az-har dhe disa dijetarë egjiptas të cilët janë kundër filmit thonë se filmi e paraqet Profetin e Shenjtë (a.s.) me pamje dhe zë, ndërsa Mexhid Mexhidi e ka mohuar këtë më parë.
Për shkak të bindjeve të mia, për shkak të besimit, unë kurrë nuk kam planifikuar të paraqes imazhin e Pejgamberit të Shenjtë në filmin tim. Këto fjalë janë krejtësisht të pabaza , kishte thënë në një intervistë më parë, regjisori, Mexhid Mexhidi.
Prodhuar nga Muhammed Mehdi Heidarian, filmi do të dalë në tri gjuhë, në persisht, arabisht dhe anglisht.
Një numër i profesionistëve të vlerësuar ndërkombëtarisht , duke përfshirë fituesin e Academy Award, mbikëqyrësi i efekteve vizuale dhe kineasti, Scott E. Anderson, drejtori i fotografisë, italiani, Vittorio Storaro dhe projektuesi i njohur i prodhimit të filmave, kroati, Milijen Kreka Kljakoviç kanë bashkëpunuar në këtë projekt.
Mexhid Mexhidi është cituar të ketë thënë se motivi kryesor prapa projektit të tij të madh të kinematografisë është për të demaskuar lëvizjet ekstremiste nga ata që e përdorin dhunën në emër të Islamit.
Ai tha se dashamirët e kinemasë kanë pritshmëri të lartë nga projekti i tij i ri, dhe se muslimanët iranianë kanë kërkuar prej tij për të luftuar kundër valës së dhunës dhe ekstremizmit me këtë art.
Muslimanët janë në pritje të mesazhit të dashurisë dhe mirësisë të pajisura nga Profetin Muhammed (a.s.) vuri në dukje, Mexhid Mexhidi dhe tha se filmi i tij i ri mund të jetë një manifestim kundër ekstremistëve që pjellin dhunën në Irak, Siri, Liban, Pakistan dhe në vende të tjera.
Burimi: IQNA News