Kulturë

Emërtimi Muhammed në kultura të ndryshme

Në disa kultura, si në Turqi, disa njerëz mendojnë se emri Muhammed është tepër i shenjtë për t'u dhënë njerëzve të zakonshëm dhe në vend të këtij emri ata zgjedhin emrin Mehmet si një alternativë.

   

Megjithatë, në shumë kultura të tjera njerëzit preferojnë të quajnë fëmijët e tyre  Muhamed, si një shenjë e dashurisë, respektit dhe një lloj dëshire që fëmijët të mund të ndjekin shembullin e madh të profetit Muhammed.

   

Duke biseduar me njerëz nga kultura të ndryshme, e kuptojmë se në Gjirin Persik, Pakistan, Malajzi, Afrikën e Jugut, Indi dhe Algjeri, është e zakonshme kur gjeni rreth dhjetë njerëz në një familje që e mbajnë emrin Muhammed.

   

Në Sri Lanka, një lexues na tha, është e zakonshme tek çdo mashkull musliman ta ketë emrin Muhammed, si një prej emrave të tij.    Zakonisht, ai mbart një ose dy emra të tjerë përveç emrit të babait të tij.

Burimi: On İslam