Rrethimi i Islamit
Nuk kanë kaluar as disa ditë
nga gjakderdhja në Paris dhe aktit të kryer terrorist në redaksinë e revistës
satirike Charlie Hebdo-së, kur më thirri myftiu Aziz Hasanoviq dhe më pyeti a
jam i lirë të marr pjesë në promovimin e
librit “Rrethimi i Islamit” , pasi që sikurse
tha myftiu edhe ky libër i përshtatet kësaj ngjarjeje, përkatësisht ndihmon
kuptimin e asaj para së cilës të gjithë bashkërisht gjatë qëndrojnë dhe mendojnë,
e këto janë ngjarjet bashkëkohore që zhvillohen në botë dhe roli i Islamit në
të. Koha në të cilin jetojmë nuk është koha për frikacak. Nuk është as koha për
heronj të çmendur. Por është koha për njerëz të matur dhe të arsyeshëm. Ashtu
është edhe ky libër ”Rrethimi i Islamit”, gjegjësisht autori i saj, autori i këtyre
intervistave Mirnes Kovaç.
Do të doja, si gazetar që jam, të them diç për formën e intervistës. Çdo gazetar në fillim të profesionit të gazetarisë mëson të shkruaj format themelore të gazetarisë, sikurse që janë: lajmi, lajmi i zgjeruar, shqyrtim, raportim, ese, komentim, analizë dhe intervistë. Intervista është forma më e kërkuar gazetareske, pasi që nga autori kërkohet njohje e mire dhe përgatitje për bisedë. Veçanërisht për shkak të asaj se me rregull bisedohet me persona të cilët janë ekspert apo të subspecializuar në fushë lëmin e vet, dhe ai sikurse” i padituri i gjithëdijshëm” duhet në momentin e duhur të shtrojë pyetje të drejta që të fitojë edhe përgjigje të drejta. Pikërisht këtë në mënyrë mjeshtërore e bëri Mirnes Kovaçi, duke ngacmuar para neve, të përmbledhura në këtë libër, dilemat më aktuale lokale e botërore të lidhura për islam dhe gjendjen e tij në ditët e sotshme në botë. Më duket se mendoj se librat më të mira janë ato, kur i lexoni, në kryet ju sillen grumbulli i mendimeve të reja, kolazhi i larmishëm i ideve dhe mendimeve të reja, të cilët janë të shkaktuara atyre nga letra e fletëve e cila pikërisht lexohet. Ashtu është edhe ky libër. Nuk përbëhet vetëm nga pyetjet e Kovaçit dhe përgjigjet e bashkë biseduesve më eminent të ditëve të sodit, të cilët kanë ç’të thonë për islamin, por edhe nga mendimet e lexuesit, i cili kërkon përgjigje në pyetjen si të dilet nga ky rrethi i imponuar vicioz i islamofobisë nga njëra anë dhe terrorizmit “pothuajse” në emër të islamit, nga ana tjetër. Rrethi i imponuar dhe i mbyllur, të cilin na kanë mbyllur kreatorët e politikës bashkëkohore botërore dhe trendeve botërore, në mënyrë që në këtë klaustrofobijë të orkestruar së pari të ndiejmë frikë, pas së cilës do të humbim mendtë, e pastaj edhe identitetin personal. Pas humbjes së të gjitha këtyre me neve mund të bëjnë ç’të donë.
E në emër të kujt ?
Ja, për shembull, nga grumbulli i atyre mendimeve gjersa isha duke lexuar librin Rrethimi i Islamit, do të ndaj diç, për shembull, në emër të sekularizmit (ndarjes së fesë nga shoqëria).
“E pakuptimtë është të flitet se ekzistojnë “vlerat sekulare” të caktuara. Mund të kemi çfarëdo vlera të cilët mund të jenë sekulare, si p.sh. mund të jeni për martesa të gjinisë së njëjtë, por mund të jeni edhe kundër. E drejta e shprehjes së lire nuk është vlerë sekulare. E dini, Ataturku dhe Stalini kanë qenë sekular, por ata nuk kanë përkrahur lirinë e shprehjes së lire. Prandaj koncepti i “vlerave sekulare” nuk ka kurrfarë kuptimi. Kështu që ekziston, konfuzioni rreth sekularizmit si ideologji dhe sekularizmit si ndarje(seperat) e kishës nga shteti, religjionit dhe politikës. Ky është parakusht për demokracinë. Duhet të keni ndarje në mes politikës dhe religjionit, por kjo nuk do të thotë që shoqëria duhet të jetë sekulare. Shoqëria duhet të jetë religjioze. Në Amerikë keni shoqërinë tepër religjioze, ndërsa ekziston ndarje e thellë e shtetit dhe religjionit-thotë në libër Oliver Roy. Duke lexuar këtë, i shtrova pyetje vetvetes: pse në botën perëndimore apo në Evropë, si të doni, është e nevojshme sot distancimi i qartë nga islami, si njëra nga religjionet e forta monoteiste abrahamike.? Pse është e nevojshme të bëhen aq kontraste të forta në mes botës perëndimore sekulare dhe një religjioni(Islami), duke ndërmarr edhe dhunë dhe terrorizëm, si formë e konfrontimit me të për të e treguar në mënyrë më të zezë sikur vrasës dhe jokompatabil me botën e tanishme.
Duke hequr dorë nga krishterimi si fundamentit të vet, Evropa bashkëkohore ka njohur tek Islami rrezik real pikërisht në të njëjtën vend nga e cila ka dëbuar fenë e vetë amësore(krishterimin). E këtu gjenden të ashtuquajtura vlerat universale. Edhe krishterimi dhe Islami alokojnë vlera të njëjta universale. Ato janë të padiskutueshme aq tepër sa që në to bazohen themelet e të gjitha demokracive botërore, megjithëse ato me lehtësi heqin dorë nga të gjitha themelet, pasi që sot nuk është moderne të jesh religjioz, por në trend është të jesh sekular. Në emër të këtij, të sekularizmit, shpallet religjioziteti si i prapambetur dhe marrëzi, në epokën në të cilin jetojmë, ndërsa sa i përket vet islamit, shkohet edhe një hap më tutje, shpallet edhe vrastar. Sigurisht, më së lehti është të gjenden të çmendurit dhe mercenar të paguar të cilët do të zbatojnë këtë. Bile edhe gratis. Budallës së vërtetë as paraja nuk vlen gjë. Mjaftueshëm është të verbërosh ideologjikisht. E kur nuk është i arsimuar fetarisht as në mënyrë elementare, e ke lehtë, gjatë natës ja vesh në një tesh të re të sapomodeluar” veshje fetare”, ja var bomba dhe “pothuajse” në emër të Zotit me këtë arsenal sjell drejtësi nëpër botë.
Cili Zot lejon vrasje në emër të tij? Cili besimtar në emër të vlerave të cilët i respekton mund të lejojë masakrën e të pafajshmëve?
Asnjëri sigurisht. Por në botën e sotshme duket se po tregohet pikërisht se në themelet e pikëpamjeve fetare fshihen motivet për krime dhe jo tolerancë, sikur të jenë religjionet dhe laiciteti ndarëse, e jo pika afrimi për bashkëjetesë dhe mirëkuptim në botën e sotshme. Ta ndotsh islamin dhe ta gjuash në pranga, në sytë e botës së tanishme do të thotë ta shpallësh religjiozitetin dhe shpirtëroren të panevojshmen, të vendosësh transcedentalen në tryezën akuzuese për mëkatet dhe lëshimet e botës, dhe në mënyrë më të ashpër të konfrontohet me religjiozitetin në emër të rendit të ri botëror, hyjnitë e të cilëve eklsuzivisht respektohen me fuqi, pushtet dhe dhunë. Mund të tingëllojë absurd, pasi që jemi vend i absurdit, por ne nën këtë copëz të qiellit që jemi, kemi fat që në krye të Bashkësisë Islame kemi njerëzit të cilët jo vetëm që kuptojnë botën e cila na rrethon, porse modelit të jetesës dhe bashkëjetesës që i ofrojnë sot asaj ” bote përparimtare” rreth nesh, si shembull mund të merret modeli i islamit në Kroaci, pasi që ajo botë klith për ndihmën të cilin e kërkon nga ky rrethi i imponuar vicioz.
Rreth në të cilin tani Islami gjendet në tryezën akuzuese dhe në pranga. Por të vetëdijshëm pikërisht forcat e përmendura të universalitetit të përbashkët nuk kanë drejtë morale të zmbrapsen dhe të heqin dorë nga ekzistenca e tyre. Por bashkë me vëllezërit abraham, duhet të jenë të aftë ata ose jo pjesë e të njëjtët fis, të kërkojnë rrugën ndaj të mirës.
Ky libër është një nga urat në këtë rrugë, dhe çdo njeri prej nesh këtu është detyruar të ndërtojë një urë të tillë. Bile një urë. Sikurse di vet. Përndryshe prangat e botës bashkëkohore, në emër të sekularizmit apo diç tjetër, do të na shtrëngojnë më tepër e më shumë dita më ditë.