Franca

Ministri i Jashtëm i Francës: Muslimanët viktimat e para të terrorizmit

Duke u kërkuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të mposhtur ekstremizmin, ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius  ka pohuar se muslimanët e botës kanë qenë viktimat e para të terroristëve, të cilët përdorën besimin e tyre si një mbulesë. 

  

Askush nuk lufton në emër të fesë, Laurent Fabius  ju gazetarëve në Kuvajt, vendi i parë musliman që ai e ka vizituar që nga sulmi në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo në  fillim të muajit janar, sipas Agjencisë France Presse (AFP), e martë, 27 janar 2015.

   

Kur Kuvajti dhe Franca luftojnë kundër terrorizmit, ne luftojmë ata që nuk janë vetëm gënjeshtarë, por edhe vrasës, tha ai.

Muslimanët kanë qenë viktimat e para të këtyre terroristëve, shtoi Laurent Fabius. 

  

Ministri francez bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar kundër ekstremizmit, duke shtuar se kjo është një betejë që duhet fituar.

Fabius tha se Franca e shikon Islamin si një fe e moderuar dhe theksoi se autoritetet franceze do të zbatojnë ligjin në mënyrë të vendosur kundër çdo akti kundër Islamit apo muslimanëve.

   

Muslimanët në Evropë  janë duke u përballur me një pakënaqësi në rritje pas sulmeve të Parisit që lanë 17 të vrarë, përfshirë edhe dy muslimanë.

  

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë tha se mbi njëqind incidente janë raportuar në polici që prej sulmeve në redaksinë e revistës satirike Charlie Hedbo më 7 janar 2015.

   

Rritja e sulmeve gjatë dy javëve të fundit paraqet një rritje prej 110 për qind krahasuar me gjithë muajin janar të vitit 2014, tha të hënën organizata.

   

Për më tepër, një baba musliman u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në jug të Francës këtë javë nga një fqinj i cili deklaroi se po vendos drejtësinë për sulmin në Charlie Hedbo.

    

Një tjetër emigrant nga Eritrea është vrarë në Dresden të Gjermanisë.

    

Xhamitë në Suedi dhe Gjermani janë sulmuar pas sulmeve.

     

Duke parë sulmin  në Charlie Hedbo si një tradhti e besimit Islam, liderë nga vende dhe organizata muslimane janë bashkuar në të gjithë botën për të dënuar sulmin, duke thënë se sulmuesit nuk kanë lidhje me Islamin.

Burimi: On İslam