PEDIGA gjermane anti-muslimane...
Grupi gjerman anti-musliman dhe anti-emigrantë PEGIDA ndodhet në rrëmujë të mëtejshme, ajo humbi liderin e saj të dytë brenda javës.
Lëvizja gjermane anti-Islame PEDIGA humbi liderin e saj të dytë brenda javës, të mërkurën kur Kathrin Oertel, i cili pas themeluesit që u paraqit si Hitleri, gjithashtu dha dorëheqjen, duke e përmendur presionin e mediave.
Grupi me qendër në Dresden njoftoi në faqen e saj në Facebook që
Oertel-i dhe një tjetër anëtar i bordit dhanë dorëheqje. 37-të vjeçari u bë figurë kombëtare e PEDIGA-s pas themeluesit Lutz Bachmann dha dorëheqje një javë më parë pas lajmeve se ai ishte duke u hetuar.
PEDIGA tha se Oertel-i ishte larguar për shkak të armiqësisë masive, kërcënimeve dhe disavantazheve të karrierës.
Bachmann njoftoi dorëheqjen e tij të mërkurën e kaluar pasi e përditshmja më e shitur Bild publikoi në faqe të parë një foto të tij me mustaqe si të Hitlerit që ai kishte postuar në Facebook.
Kjo dhe raportet që ai i kishte quajtur refugjatët kafshë-egërsira , bëri që prokurorët të hetojnë atë për nxitje të urrejtjes.
42 vjeçari i dënuar për hajni e ka vënë PEDIGA-n, e cila qëndron për vlerat Patriotike Evropiane Kundër Islamizimit të Perëndimit, mbi axhendën politike më kryesore me mitingje javore në qytetin lindor të Gjermanisë, në Dresden për të mbrojtur atë që ai i quan vlerat gjermane.
Marshimet e PEDIGA-s dhe ngjarjet në qytete të tjera kanë tërhequr me mijëra njerëz, por ata ishin të paktë në krahasim me numrin shumë më të madh , me dhjetëra mijëra kundër-demonstruesve të cilët insistojnë që Gjermania të mbetet një vend multikulturor që mirëpret imigrantët.
Oertel i kishte thënë Reuters-it se PEDIGA do të vazhdojë pavarësisht largimit të Bachmann-it, i cili tha se fotografia me Hitlerin duhet kuptuar si një shaka. Në një intervistë të fundit me Reuters, ai e përshkroi veten si një person impulsiv- i rrëmbyeshëm .
Burimi: The Guardian