Shqipëri

Shqipëria në alarm. Plas drroga në të katërta anët!

Avioni i  rën në Spanjë me 1 Ton drrogë.
Avioni i rën në Spanjë me 1 Ton drrogë.

Shqipëria konsiderohet totalisht si një shtet në alarm përsa i përket narkotrafikimit.

Kjo qeveri mund të konsiderohet si e para qeveri në të cilën u shënua numri më i madh i trafikimit të drrogës dhe e vetmja qeveri ku misjoni i saj në luftën kundër drrogës ka dështuar. Pas betejës së dështuar të Laboratorit të drrogës në Xibrakë të Elbasanit, ku u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për hetim, një tjetër rast i ngjashëm u shënua në Spanjë ku një avion ushtarak shqiptar me në krye Major Sokol Feka, ra në një përpjekje për arratisje dhe shpërtheu duke shënuar vdekjen e Majorit. Sipas Ministrisë së Brendshme, Major Feka kishte marrë leje dhe nuk ishte në detyrë ato ditë. Sipas tyre, majori ka shkuar në Spanjë  në rrugë të fshehta ajrore. Major Feka u zbulua nga policia e Spanjës dhe sapo u shpall në kërkim, në tentativë për arratisje, alikopteri u përplas me telat e korentit dhe ra në tokë. Ministria harron të sqarojë faktin sesi ky helikopter ushtarak doli jashtë bazës ushtarake pa lejen e vet qendrës ku, sipas rregullores ushtarake pa hedhur firmën, nuk mund të nxjerrësh nga baza as edhe një tavëll duhani.

Helikopteri i quajtur  “Cougar”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”, ishte i katërti i këtij lloji që iu shtua Forcave tona Ajrore. Ky helikopter është i variantit “Transport Trupash” dhe do të përdoret për këtë funksion, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport ngarkesash apo nevoja të ndryshme specifike.

Ceremonia mban daten 8 nentor 2014.
Sipas një Njoftim  zyrtar të  Ministrisë së Mbrojtjes, ky helicopter ishte i njëjtë me atë që ra në Spanjë ku u kapën rreth 1 Ton drrogë e pastër.
Sipas hetimeve, Komandant Feka nuk ka qen i vetëm në këtë rrugë kriminale. Mendohet se ai ka edhe bashkëpunëtorë, madje janë njerëz me influencë dhe pushtet që kanë bërë të mundur  daljen e Majorit jashtë kufijve ajrore të Shqipërisë në rrugë ilegale me një Helikopter ushtarak të transportimit të trupave në raste urgjente, sepse është absolutisht absurd të justifikohet veprimi i Majorit me leje 60 ditore për trajnim jashtë, sipas Ministrit të Brendshëm, i cili bie në kundërshim me deklaratën e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila deklaroi se avioni  ishte në dalje të jashtëligjshme dhe Majori kishte dalë jashtë vendit pa leje zyrtare.

Dy dëshmi të ndryshme zyrtare hedhin hije dyshimi në vërtetësinë e kësaj ngjarje.

 Policia Spanjolle deklaroi se tashmë është krijuar një bazë e fuqishme e drrogës që transportohet nga Spanja në Marok. Sipas tyre, Major Feka ishte njëri prej trafikantëve, por në vendngjarje ndohet një grup trafikantësh të cilë janë formuar më parë dhe janë fuqizuar në rrjet.

 Tashmë Shqipëria e zhytur në një llum drroge dhe trafikimi ku të gjitha rrugët e hetimit të shpien tek Qeveria si e vetmja fajtore për kaosin e krijuar në vend brenda 2 viteve të fundit. Fjalë boshe, fjalë pa fund, ndërkohë drroga ka shpërthyer muret e izolimit dhe ka zaptuar cdo skaj të Shqipërisë duke e transformuar vendin në një fabrikë drroge të pa-kontrolluar.