Ajetullah Makarem Shirazi:Sharja e personalitete fetare nuk është e lejuar në Islam
Ajetullahu i Madh, Naser Makarem Shirazi është takuar me kreun e Shoqatës së Dijetarëve Muslimanë, një dijetar i njohur sunni në Liban, Shejh Ahmed ez-Zajn, në qytetin e shenjtë të Kumit.
Të dy dijetarë e mëdhenj diskutuan për çështje të ndryshme të përbashkëtat mes muslimanëve dhe theksuan rëndësinë e unitetit mes muslimanëve dhe që të gjithë myslimanët duhet të respektojnë besimet të tjera.
Edhe pse janë ekstremistë të cilët angazhohen në veprime që kanë për qëllim për të ndarë muslimanët mes besimeve të ndryshme të muslimanëve, ne nuk duhet t'u japim këtyre individëve ose grupeve ndonjë rëndësi dhe ne duhet të jemi vigjilentë në mënyrë që këto [grupe devijuese] nuk mund të çojnë muslimanët në rrugë të gabuar, tha Ajetullah Makarem –Shirazi.
Ne theksojmë se fyerja e personalitete fetare nuk është e lejueshme dhe udhëheqësit fetarë të vendeve islamike kanë qenë të vetëdijshëm për këtë çështje. Përndryshe, ne do të jemi dëshmitarë të gjakderdhjeve të mëtejshme dhe shkatërrimeve të tmerrshme midis vendeve islamike të cilat askush që ka mend nuk do t’i lejojë që të ndodhin, shtoi ai.
Duke deklaruar se ka shumë ngjashmëri në mes myslimanëve shi’itë dhe sunnitë, Ajetullah Makarem Shirazi-deklaroi:
Prestigji juaj është prestigji ynë dhe suksesi juaj është suksesi ynë. Të gjithë muslimanët janë të njëjtë dhe ata duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe kjo ndihmë duhet të jetë për të gjithë muslimanët libanez dhe të gjithë komunitetit Islam.
Autoriteti i lartë fetar shia, Ajetullah Makarem Shirazi, i përkujtoi dijetarit sunni, Shejh Ahmed ez-Zejn, se muslimanët gjatë Haxhit, ku të gjithë muslimanët mblidhen së bashku për të kryer ritualet e Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës. Haxhi simbolizon unitetin e muslimanëve, deklaroi ai.
Nga ana e tij, Shejh Ahmed ez-Zejn shpjegoi formimin e Shoqatës së Dijetarëve Muslimanë në Liban, duke theksuar se kjo shoqatë është një nga mirësitë e lëvizjes së Imam Humeinit në Liban.
Ai tha se besimi i Wilayat al-Fakih është demonstruar në udhëheqjen e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik (Ajetullah Sejjid Ali Hamenei). Ai shpjegoi, gjithashtu, se mbështetja e rezistencës palestineze dhe përhapja e kulturës së Unitetit Islamik midis myslimanëve shi’itë dhe sunnitë të Iranit është një nga shtyllat më të rëndësishme të Shoqatës së Dijetarëve Muslimanë.
Ai, gjithashtu, përgëzoi Ajetullah Makarem Shirazi për themelimin e Kongresit Botëror mbi Lëvizjet Ekstremiste dhe Tekfiriste nga Pikëpamja e Dijetarëve Islam, e cila u mbajt në muajin nëntor 2014, në Kum.
Ai tha se Shoqata e Dijetarëve Muslimanë përbëhet nga 250 dijetarë shi’itë dhe sunnitë dhe u themelua 35 vjet më parë me autorizim të Imam Humeinit.
Burimi: RASA