Të rinjtë e Gazës stërviten për luftë
Banorët e Gazës nuk vajtojnë dhe nuk i humbin shpresat, edhe më tej janë të gatshëm të ofrojnë më shumë dëshmorë. Pikërisht kjo simbolizon kampet për stërvitje të quajtura” Pionierët e çlirimit”. Familjet janë këmbëngulëse me dëshirë që fëmijët e tyre të stërviten që një ditë të bashkohen radhëve të rezistencës në luftën e tyre kundër okupimit dhe çlirimit të vendeve të shenjta. Fajez al Naxhi(17) duket i shqetësuar ditën e parë të hapjes së kampit” Pionierët e çlirimit”, të cilin e kanë themeluar brigadat e dëshmorëve Izzedin al Kasam, pjesëtarët e krahut ushtarak të Lëvizjes islame të rezistencës(Hamas) në të gjitha zonat e Rripit të Gazës dhe do të zgjasin dy javë. Gjersa i riu al Naxhi qëndron në grup për stërvitjet e mëngjesit së bashku me shokët e tij, trajneri në uniformën ushtarake jep instruksionet për performansën e vargut të ushtrimeve, të cilët të rinjtë me entuziazëm të madh e presin, pa marr parasysh kompleksitetin e tyre. Al Naxhi thotë se motivi i tij për regjistrim në këtë kamp ishte dëshira e fortë e tij që një ditë të kyçet në radhët e rezistencës që të merr pjesë në çlirimin e Palestinës dhe xhamisë së Al Aksës nga okupimi izraelit. Shtoi se me atë që populli palestinez ballafaqohet me shtypjen dhe rrethim, si dhe problemet me të burgosurit në burgjet izraelite si dhe përpjekjeve të judeizimit, paraqesin arsyet kryesore të cilët e kanë shtyrë atë në kyçjen në radhët e rezistencës. Brigadat e dëshmorëve Izzedin al Kasam para ca kohësh kanë paralajmëruar kampet ushtarake për stërvitje të quajtura” Pionierët e çlirimit” në Rripin e Gazës. Pjesëtarët e brigadave të Izzedin al Kasamit thonë se janë parapa që në këto kampe të stërviten të rinjtë në mes moshës 15-21vjeçare, si dhe ky projekt paraqet farën e lëvizjes së re në të ardhmen. Para hapjes së kampeve kanë themeluar vendet për regjistrim të të interesuarve gjatë tërë Rripit të Gazës për shkak të interesimit të madh të të rinjve.
Nga ana tjetër, Abu Muhamed, trajner në kampin ushtarak”Pionierët e çlirimit”, thotë se interesimi për regjistrim ishte i madh, dhe se familjet e caktuara kanë insistuar që fëmijët e tyre të regjistrohen në kamp që ishte arsyeja e zgjatjes së afatit për përfshirjen e një numri të madh të të interesuarve. Ka sqaruar se në kampe të tilla do të kenë stërvitjet ushtarake, shkathtësitë teknike, zbuluese ushtarake, pastaj përdorimi i armëve të zjarrit me plumba të vërteta, si dhe kurset e ndihmës së parë, mbrojtjes civile si dhe orët e mësim besimit dhe etikës. Ka potencuar se pjesëmarrësit përcjellin orët me shumë vullnet, entuziazëm dhe shpirt dhe ka cek se kampet ushtarake do të nxjerrin”gjeneratën e re të aftë që të përballet me ushtrinë izraelite”.
Nga ana tjetër shkrimtari Hamza Abu Shanab mendon se kampet ushtarak”Pionierët e çlirimit” punojnë në krijimin e atmosferës në popull e cila do të ofrojë përkrahje rezistencës jashtë kornizave rregulluese. Abu Shanab thotë se rezistenca do të investojë në kampe ushtarake, dhe do të shërbejë atyre për promovimin e shpirtit garues për gjeneratat e ardhshme nëpërmjet konsolidimit të pamjes së luftëtarit të fortë dhe guximtar të cilët me nder do të ballafaqohen në rezistencë. Shton se “kampet ushtarake Pionierët e çlirimit punojnë në ngritjen e ndërgjegjes islame nacionale tek pjesëmarrësit, në vend të dimensionit të pastër fetar”. Shanab tregon se me këto kampe do të forcohet vizioni i brigadave al Kasam në çlirimin e Palestinës dhe do të punojnë në krijimin e gjeneratave të cilët nuk do të besojnë në bisedime dhe në zgjidhje paqësore me Izraelin. Ai mendon se shkaku i interesimit të madh të rinjve dhe familjeve të tyre për regjistrim në këto kampe ushtarake qëndron në suksesin e fundit të brigadave të al Kasamit arritur gjatë luftës së fundit pas së cilës lëvizja Hamas gëzon përkrahjen edhe më të madhe në popull.
Shanabi shton se regjistrimi në këto kampe është rezultat i vullnetit të tyre që të përgatiten për luftë duke cek se ata në radhët e lëvizjes nuk do shërbejnë me forcë, sipas praktikës së shërbimit të obliguar ushtarak në shtetet e caktuara.
Burimi: Al Jazeera