Porosia e muslimanëve: Blasfemia duhet të ndalet
Blasfemia dhe vulgariteti duhet të ndalen, ishte mesazhi nga udhëheqësit fetarë në Stadiumin Athlone , në Cape Town, ku mijëra muslimanë u mblodhën për të përkujtuar Ditëndjen e Profetit Muhammed (a.s.).
Të veshur me të bardha, të rinj dhe të vjetër, meshkuj dhe femra, ku falën namazit së bashku të dielen.
Kryetarja e Bashkisë së Cape Town-it, Patricia de Lille i tha audiencës se Ditëlindja e Profetit Muhammed (a.s.) është përkujtuar në Afrikën e Jugut që nga shekulli i XVII-të.
Kur ne jemi në gjendje për të dëshmuar pata mijëra njerëzve të mbledhur për të festuar një rast të mbarë fetarë si ky sot, ne do të ndjehemi gjithnjë e më të sigurt në përpjekjet tona për të krijuar hapësira për njerëzit që të shprehin besimet e tyre.
Ajo shtoi se të gjitha lëvizjet fetare kanë një rol të rëndësishëm për të dënuar gabimet e shoqërisë.
Ne duhet të qëndrojmë së bashku për të luftuar abuzimin me drogë, gangsterizmin dhe varfërinë.
Islami është i njohur për vlerat dhe rëndësinë që ai i jep mëshirës.
Shejh Ahmed Tahir Muhammed, lektor nga Instituti i Medines dhe imam në Xhaminë Vangate, tha se këto janë ditë të përkujtimit të lindje së Profetit Muhammed (a.s.), mos të harrojmë Rrugën e Pejgamberit (a.s.) që është rruga e jetës.
Mesazhi ynë këtu sot është një mesazh dashurie, dashuri jo për ndonjë grup të veçantë apo njerëz të veçantë, por dashuri për të gjithë njerëzimin, gjithë universin.
Ky është mesazhi i shenjtë Profetit Muhammed.
Është për këtë arsye që ju do të gjeni njerëz aq të pasionuar për të, sepse ne e dimë jetën e tij, ne e dimë shembullin që ai kishte ngritur.
Ai shtoi se ka pasur shpesh ide të gabuara në lidhje me Profetin Muhammed (a.s.).
Ju kurrë nuk do të gjeni një musliman që ka thënë ose ka shkruar diçka kundër ndonjë feje tjetër.
Nëse ju keni gjetur ndonjë gjë të tillë, atëherë, ky nuk është Islami, sepse kështu nuk predikohet nga Islami.
Nëse ju lexoni historinë e Islamit ju do zbuloni se nuk ka të dhëna të tilla ku muslimanët kanë përbuzur ndonjë fe tjetër.
Ai shtoi se karikaturat rreth Profetit Muhammed, të tilla si ato të botuara në revistën franceze Charlie Hebdo, ku 12 njerëz u vranë kohët e fundit, janë bërë vetëm për të ashpërsuar masat.
Ne e dimë se çfarëdo karikature apo gjëra që janë bërë, ato, përndryshe, kanë krijuar edhe më shumë dashuri dhe kanë rritur më shumë vetëdijen për Profetin Muhammed.
Kur ndodhi 11 shtatori 2001, njerëzit fajësuan Islamin. Një kushëri i imi i cili ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha kur populli shkoi në librari, biblioteka, për të blerë, lexuar, kopje të Kur’anit ata nuk mund të gjenin ndonjë kopje. Përse? Sepse njerëzit u bënë kurioz për atë që Islami ishte për të gjithë.
Dhe kështu, në thelb, për ne kjo është një reklamë. Ne nuk bëhemi merak për këtë, ne nuk zemërohemi për këtë, ne themi le ta vazhdojnë, ne duhet të bëjmë atë që ne duhet të bëjmë. Ne e përhapim dashurinë dhe ne e përhapim dashurinë e Profetit Muhammed.
Shejh Abdurahman Alexander tha se ai e përkrahë lirinë e fjalës.
Në solidaritet me 1.7 miliard muslimanë në mbarë botën, ne mbështesim lirinë e fjalës, por ne nuk e përkrahim blasfeminë. Ne nuk e përkrahim vulgaritetin.
Ne përkrahim lirinë e fjalës. Ne duam paqen në botë. Blasfemia dhe vulgarit duhet të ndalet.