Kulturë

Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Këndimit të Kur’anit filloi në Irak

Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Këndimit të Kur'anit filloi më 20 janar 2015 në Provincën Sulejmania të Irakut.

 

Sipas Agjencisë së Lajmeve al-sumaria news, festivali është organizuar për të nxitur kulturën Kur'anore në shoqëri dhe për të afruar njerëzit pranë Librit Hyjnor. 

  

Kënduesit më të njohur të Kur'anit nga Egjipti, Bangladeshi, Kuvajti dhe Iraku janë duke marrë pjesë në këtë edicion të festivalit.

Organizuar nga Qendra Kur’anore Alshabab, festivali përfshin seminare kërkimore, Texhvid dhe Gara Kur'anore, Gara për Hafizë të Kur’anit dhe forume Kur'anore të planifikuara në bashkëpunim me një numër të instituteve kulturore, studiuesve dhe figurave akademike. 

    

Kujar Umar Ali, një organizator i festivalit, tha se në krahasim me edicionet e mëparshme, programi i këtij viti është në një nivel më të lartë.  

  

Mehdi Mahmud, anëtar i Këshillit të Provincës, theksoi aspektin shpirtëror të ngjarjes dhe rolin e saj në promovimin e këmdimit të Kur'anit.

  

Pjesëmarrësit në festival theksuan rolin kyç të dijetarëve fetarë në përhapjen moderimit, çrrënjosjen e ekstremizmin fetar dhe parandalimin e të rinjve në rënie në grackën e grupeve tekfiriste.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}