Kurdët çliruan Kobanin nga ISIS-i
Luftëtarët kurd të njësive të mbrojtjes popullore(YPG) kanë publikuar lajmin se në tërësi kanë çliruar qytetin sirian Kobani, afër kufirit me Turqinë. Njësitet e YPG-së me ndihmën e luftëtarëve kurd të Irakut Peshmerget kanë arritur të venë kontrollin mbi qytetit pas katër muaj luftimesh kundër luftëtarëve të ISIS-it. Gazetari Farhad al Shami i cili përcolli aksionin ushtarak të YPG-së, ka thënë se forcat kurde kanë vënë kontroll mbi tërë qytetin pas luftimeve të mbrëmshme. Ka shtuar se ekziston ankthi nga grupet e fshehura ose njësive ushtarake të ISIS-it në tunele dhe hapësira sekrete. Al Shami ka thënë se pjesëtarët e ISIS-it me muaj kanë punuar në hapjen e tuneleve dhe llogoreve nën Kobanin, për shkak të cilës luftëtarët e YPG-së duhet detalisht të bëjnë kërkimin e tërë qytetit. Gazetari i cili gjatë bisedës për media gjendej në lartësinë mbi qytetin, ka thënë se luftëtarët kurd hulumtojnë qytetin nga orët e para të mëngjesit, dhe se në disa pjesë të qytetit vijnë në konflikte sporadike.
Al Shami cek se luftëtarët e ISIS-it kanë lënë pajisjet e veta dhe armët e veta. Luftëtarët kurd kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit të lehtë dhe të mesëm, si dhe një numër më të vogël të armatimit të rëndë. Luftëtarët e ISIS-it janë tërheq në fshatra të afërta. Organizata opozitare Observatoriumi sirian për drejtat njerëzore si dhe zyrtari i lartë Idris Nasan kanë thënë se tani po kryhen vetëm luftime sporadike në pjesët lindore të qytetit. “ Shteti Islamik është në thumb të humbjes”, ka thënë Nasani, i cili shtoi se mbrojtja e ISIS-it është thyer dhe se luftëtarët e tyre po ikin. Në shtator luftëtarët e ISIS-it kanë marrë afro 300 fshatra kurde rreth Kobanit dhe kanë arritur të okupojnë gjysmën e qytetit. Dhjetëra mijëra refugjat janë larguar në Turqinë fqinje. Sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar në pozitat e ISIS-it kanë nis me 23 shtator. Më shumë se 80% të sulmeve ajrore në Siri janë kryer në Kobani dhe rreth qytetit. Sulmet ajrore janë intensifikuar ditëve të fundit, që ka mundësuar që luftëtarët kurd të japin goditjen përfundimtare militantëve të ISIS-it në pjesët lindore dhe jugore të Kobanit, ka thënë Nasani dhe më pare ka shpreh parashikimet se qytetit tërësisht do të çlirohet gjer të martën. Nga mesi i shtatorit në luftërat për Kobani janë vrarë 1600 njerëz, nga të cilët 1075 luftëtarët të ISIS-it, 459 luftëtar kurd dhe 32 civil, ka deklaruar ne fillim të janarit Observatoriumi për drejtat njerëzore me seli në Britaninë e Madhe.
Burimi: advance.hr