Amerike

Ditari nga Guantanamoja

Mauritanezi i burgosur pa akuzë nga viti 2001 ka shkruar librin për përvojat e tmerrshme në burgun ushtarak amerikan Guantanamo.

        

Kryetari Barak Obama ka pranuar në gusht se ” i kanë torturuar disa njerëz”. Tani njëri nga ata njerëz ka publikuar tregimin rrënqethës për atë se çfarë do të thotë të jesh i nënshtruar hetimeve të administratës së Bushit.

“Nuk dini se sa e frikshme është për një qenie njerëzore kur e kërcënoni me torturë”, shkruan Muhamed Ould Slahu në librin e tij të shkruar ” Ditari nga Guantanamoja”, “Njeriu decidivisht bëhet fëmijë”. Libri i cili është publikuar këtë javë, është rrëfimi i Slahut  për kohën e kaluar në burgun ushtarak amerikan në ishullin e Guantanamosë si dhe udhëtimin drejt tij. Pas gati shtatë vitesh të gjykimit intensive, zyrtarët amerikan kanë publikuar dorëshkrimin e ditarit, por para se të kalojë më shumë se 2500 redaktime. Tregimi i autorit fillon para më shumë se dhjetë vite, përfshinë rrëfimin për torturimin e tij në Guantanamo dhe përfundon më 2005. Edhe pse gjykatësi në vitin 2009 ka urdhëruar lirimin e Slahut, por këtë vendim e ka përmbys gjyqi i apelit, dhe ai ka mbet i burgosur më shumë se 12 vite pas ardhjes në Guantanamo.

Sipas tregimit të Slahut në përpjekjet për ta thyer, procesi ka filluar ashtu që i kanë ndaluar për përdorim ” lëndët luksoze”, sikurse që janë librat( duke përfshirë edhe Kur’anin e tij), sapunin, pastën për dhëmbë dhe letër tualeti. Thotë se temperatura i është zvogëluar në qelinë e tij” Jam dridh tërë kohën” dhe kam qenë i privuar nga gjumi gjatë 70 ditëve të kaluara të hetimeve, por ajo ishte vetëm fillimi. Slahu është nga Mauritania dhe ka lëshuar vendin e vet me 18 vjet ashtu që si bursistë kishte fituar të  studiojë në Gjermani. Nga Evropa ka udhëtuar në Afganistan, viteve tetëdhjeta, me ç’rast  është bashkuar rrjetit të vullnetarëve të huaj të cilët e kanë formuar Al Kaidën në luftën të cilën e kanë përkrahur Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kundër regjimit të cilin e kanë përkrahur sovjetët në Afganistan. Pas luftës në Afganistan kundër ish sovjetikëve (rusëve), ai thotë se nuk ka pas lidhje me këtë grup pasi që në vitin 1992 është kthyer në Gjermani dhe ka përfunduar studimet e inxhinierisë. Ka punuar në Gjermani, një kohë në Kanada para se të kthehej në Mauritani në vitin 2000. Thotë që arsyeja pse e ka lëshuar Kanadanë ishte që “SHBA-ja i ka drejtuar shërbimet e sigurisë kundër meje”. Por, sikur shkruan nga Guantanamoja” tani mendoj se më mirë është që të mbikëqyrin sesa të hedhin në burg”. Slahu shkruan se torturuesit e tij në Guantanamo i kanë thënë që të pranoj që është mysliman dhe arab, dhe se kjo është e mjaftueshme për ta dënuar.

“Në rast se nuk do të bashkëpunosh, do të të vrasim dhe do të fshijmë emrin tënd nga baza jonë e shënimeve”, Duart i ka pas të lidhura me zinxhirë për këmbë dhe bel dhe të lidhur për dysheme. Ai në mënyrë të qartë  përshkruan se si është dërguar në “rezervat”, që do të thotë në dhunë të paparë. ”Ekipi për torturim” ka hyrë në dhomë.” Çdo centimetër i trupit tim më ka dhimb gjatë ditës së mbetur nga torturat”, thotë ai. Torturimi ka zgjat gjer atëherë që ata që më kanë torturuar nuk janë rraskapitur nga resurset e veta të poshtërimit për atë ditë”. Në njërën nga disa vështrimet e t’ia për rolin e personelit shëndetësor në dhunimin e të burgosurve, Slahu e ka përshkruar shkuarjen te doktori:” Për të ditur se sa torturë i burgosuri mund të durojë, torturuesve të tij ishte e nevojshme ndihma e doktorit”. Ai përshkruan se si ka qenë i detyruar të merr pjesë në marrëdhënien seksuale  grupore prej tre vetash. Shkruan se ai është përgjigjur kësaj torture seksuale me lutje, e për këtë ata i kanë thënë:” Ndaloje lutjen e ç…..” Ke marrëdhënie seksuale me Amerikanin, e ti lutesh? Çfarë hipokrit je ti!”. Nuk ka mundur të ndal torturimin me pranim të fajit, pasi që ” problem është  se nuk mundesh të pranosh diç që nuk ke bërë, pasi që duhet të zbulosh detajet të cilët nuk i ke, pasi që nuk ke bërë diç të tillë”.

Avokati i Slahut beson që gjendja e klientit të tij ishte shkaktuar nga rrjeti i të njohurve që ka krijuar gjatë kohës së luftës së tij në Afganistan kundër  ish sovjetikëve (rusëve) dhe aleatëve të tyre, dhe për këtë shkak ai akoma paguan çmimin që ndërlidhet me Osama bin Laden në kohën kur përpjekjet e themeluesit të Al Kaidës kanë pas përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Morris Davis, prokurori kryesor i Gjyqit ushtarak në Guantanamo nga viti 2005 gjer në 2007 dhe tani kritikuesi i rreptë i burgut, është takuar me Slahun katër here në përpjekjen për ta bindur të dëshmojë në rastin gjyqësor në ishull. Ka thënë se hulumtuesit kanë kaluar vite të tëra duke hulumtuar rastin e Slahut dhe lidhjet e t’ia eventuale, dhe kanë parë  se prezenca e tij në disa vende përputhet me çastet kyçe të historisë së Al Kaidës. “Ishte e çuditshme”, thotë Davis, por kjo ishte e tëra që kanë gjet. Gjyqi amerikan i cili ka dëgjuar rastin e Slahut ka ardhur në përfundim të njëjtë, thotë Davis, e kjo ishte se” vetëm lidhja nuk është e mjaftueshme…që burgosja e tij të jetë ligjore”. Slahu gjithashtu ka përshkruar se ka qenë i ekspozuar  muzikës së zëshme dhe dritave vizëllueshme, i është kufizuar e drejta për larje, dhe në një çast ishte i detyruar të qëndrojë 24 orë. Por një nga ditët më të rënda të cilin e ka mbijetuar ishte dita kur torturuesi i tij, emri i të cilit ishte fshirë në redaktim, e ka quajtur “ argëtim të ditëlindjes” sesionin e torturave të cilin e ka udhëhequr ”ekipi i cili ishte i stërvitur në mënyrë perfekte për të kryer krime të përkryera pa asnjë prove të dukshme”. Ai sesion në fund është ndërprerë, pasi që zyrtari emri i të cilit është fshirë  nga ditari  ” është frikësuar nga dokumentacioni i shumtë në rastin e vdekjes sime”. Në një çast gjatë kohës së torturimit, Slahu ka përshkruar se si ka nis të qajë kur rojtari i ka thënë një fjalë të mire.”Çfarë nuk ishte në rregull me mua?”, ka shkruar.”Vetëm një fjalë qetësuese në këtë det të agonisë ishte e mjaftueshme që të më përlot”.

Hulumtuesit amerikan kanë zbuluar se ministri i mbrojtjes Donald Rumsfeld personalisht ka lejuar që Slahu mund të nënshtrohet ” sesioneve të veçanta të hetimeve” pasi që ai ishte menduar si burgosur me vlera të veçanta. Është duk se hetuesit e tij kanë vendosur në një çast që ndryshimi rrënjësor i procedurës së hetuesisë të tij mund të sjell gjer te rezultati. Ai shkruan se ekipi i komandove me 25 gusht 2003 ka hyrë në dhomë në të cilin e kanë hetuar. Ka përshkruar se e kanë goditur pa ndalë duke ja share nënën dhe duke më thënë:”të kam thënë se je i vdekur”.Sipas dëshmisë së tij i kanë qit lidhëse në sy dhe syzat në sy, dëgjueset në vesh dhe thesin në krye. Ka pritur që do të ekzekutohet. Në vend të saj e kanë dërguar me kamion në anije, e me anije në det dhe e kanë detyruar të pijë ujin e njelmët të detit. “Ishte aq dashaligëse sa që vjela me të madhe”, përkujtohet ai. Ai beson se qëllimi që tri orë i ka kaluar në anije ishte se ata do të mund të pretendonin se lëndimet e fituara nga torturat do të ishin rezultati i fatkeqësisë gjatë transportit dhe ta detyrojnë të beson se janë duke e dërguar “në burgun sekret të largët”. Slahu përkujton se” Mendoj që kur janë në pyetje torturat, gjërat dalin nga kontrolli”.

Udhëtimi i tij në Guantanamo ka filluar pasi që e kanë burgosur zyrtarët mauritanez në shtator të vitit 2001, pas së cilës agjentët e FBI-së  e kanë akuzuar për të ashtuquajturin komplot të mileniumit që të bombardohet aeroporti ndërkombëtar në Los Anxhelos. Zyrtarët mauritanez kanë thënë SHBA-ve se ai është i pafajshëm dhe e kanë lëshuar. Dy muaj më vonë e kanë thirr të kthehet prapë në stacionin policor në hetuesi. Është lajmëruar vullnetarisht. E kanë dërguar në Aman të Jordanisë me 28 nëntor 2001 në programin e CIA-së për torturim. Sipas fjalëve të Slahut, në Jordani e kanë hetuar plot shtatë muaj.”Po, jordanezët praktikojnë torturimin në baza ditore, por ju është e nevojshme dyshimi i arsyeshëm për të bërë”, shkruan ai. Në verë të vitit 2002 jordanezët i kanë thënë:” Rasti yt është i mbyllur. Nuk ke gënjyer”. Kanë kërkuar nga ai që të nënshkruaj disa deklarata dhe e kanë pyetur se a kishte dëshirë që të punojë për ata, por ai ju ka thënë se nuk është i kualifikuar. Slahu beson që presioni i SHBA-ve ka ndikuar që prapë jordanezët ta hetojnë, dhe me 19 korrik 2002 është dërguar në bazën ajrore Bagram në Afganistan, pas së cilit ka filluar ankthi i quajtur Guantanamo.

Larry Siems i cili e ka redaktuar librin” Ditari nga Guantanamoja” ka marrë 466 faqe, versionin e pare nga 122.000 fjalë dhe ka zbuluar se tregimin e ka konfirmuar arkivi publik. Siemsi thotë se kur e ka pranuar këtë detyrë nuk ka pas kurrfarë qëllimi të veçantë. “Vetëm e kam lexuar origjinalin pasi kam dashtë të njoh anën njerëzore të kësaj përvoje…Slahu me të vërtetë shumë mirë kap jetën në Guantanamo, jetën reale të burrave dhe grave, takimet dhe konfliktet, por edhe çastet e besimit të vërtetë dhe bujarisë”. Siems beson se Slahu do të duhej menjëherë të lirohet.” Është shumë e çartë”, thotë ai” E pabesueshme është se ai akoma është atje”.

Ai thekson se shqyrtimi publik për Guantanamon nuk mund të kufizohet në gjeneralizim.”Duhet të merreni me individ dhe me drejtësinë individuale. Mendoj se kur e lexoni këtë libër, jeni të detyruar që të ballafaqoheni me çështjen, se a duhet ky individ të jetë në Guantanamo? Mendoj që përgjigja në këtë pyetje është jo. Të njëjtën mendim e ndan edhe Morris Davis” Njerëzit akoma shikojnë në Guantanamo sikurse në një gjë abstrakte”, thotë Davis. Ai shpreson se libri i Slahut do të shtyjë lexuesin të mendon”Çka nëse do të isha unë? Çka nëse do të ishte familja ime, vëllau im? Kjo nuk është vetëm statistikë e thjeshtë. Këta janë njerëzit real”. Siemsi beson se amerikanët më nuk mund të shtiren se nuk dinë për torturat të cilat kryhen në Guantanamo.

“ Ne dimë, edhe sot, se para shumë vitesh është lejuar lirimi i gjysmës së meshkujve të burgosur në Guantanamo. Këto janë gabimet e rënda dhe krime serioze”, me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzojnë të ballafaqohen.”Ne gjithmonë këtë e prolongojmë dhe vetëm prolongojmë. Atë që çdo ditë punojmë është se këto gabime vetëm i përsërisim. Kjo është në të vërtet gjë shokuese”.

Slahu asnjëherë nuk është akuzuar për vepër penale. Sikurse edhe torturuesit e tij.

Burimi: Al Jazeera