Turqi

Erdogan i bën thirrje Botës Islame të bashkohet kundër terrorit

Kryetari Erdogan ka thënë se terroristët dhe grupet terroriste kurrë nuk mund të jenë përfaqësues të muslimanëve apo të Botës Islame.

   

Kryetari Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën i bëri thirrje vendeve muslimane për t’u bashkuar kundër terrorizmit se në shënjestër së pari janë muslimanët në të gjithë botën.

  

Duke iu drejtuar Sesionit të 10-të të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Erdogani tha se e vetmja mënyrë për të kapërcyer krizën në Botën Islame është uniteti, solidaritet dhe aleanca.

    

Ky takim është një mundësi e madhe për të diskutuar problemet e Botës Islame. Sepse, ne mund të zgjidhim çdo problem për sa kohë që ne të jemi të bashkuar, tha ai. 

    

Presidenti tha se Bota Islame përballet me një lojë të keqe e cila është duke u luajtur kundër muslimanëve. Muslimanët sot vriten nga muslimanët. Që të dy, i vrari dhe vrasësi janë myslimanë. Ne mund të kemi sekte të ndryshme, por ne duhet të qëndrojmë së bashku për t'i dhënë fund kësaj gjakderdhje, ” tha ai.

   

Kryetari i Turqisë ishte veçanërisht kritik ndaj OKB-së dhe vendeve Perëndimore.

    

Kur Izraeli vrau më shumë se 2.500 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë vitin e kaluar, asnjë vend perëndimor ose i OKB-së nuk e dënoi Izraelin për veprat e tij terroriste si ata që i dënuan sulmet franceze. 

   

Më 7 janar 2015, 12 persona u vranë kur persona të armatosur të maskuar sulmuan redaksinë e revistes satirike Charlie Hebdo, në Paris, e cila është e njohur për shtypjen e materialit të diskutueshëm, duke përfshirë karikaturat e profetit Muhammed në vitin 2006 dhe 2012. Dy ditë më vonë, katër persona të tjerë u vranë në një supermarket në  Paris nga një tjetër person i armatosur.

    

Ka edhe disa sulme në Nigeri, Libi dhe në Irak, pse perëndimi nuk reagon kundër të gjitha këtyre veprave terroriste në mënyrë të barabartë? pyeti ai.

 

Nëse perëndimi  dënon vetëm vrasjet e artistëve apo të gazetarëve, atëherë çka për gazetarët  e vrarë nga Izraeli në Palestinë në vitet e fundit? tha Erdogani.

   

Terroristët dhe grupet terroriste kurrë nuk mund të jenë përfaqësues të muslimanëve apo të Botës Islame që nxisin vendet perëndimore ndaj myslimanëve, kjo është me të vërtetë e rrezikshme. Veprat e terroristëve dhe të grupeve terroriste a nuk janë shqetësim i muslimanëve, tha ai. 

   

Kryetari i Parlamentit Turk, Xhemil Çiçek i bëri, gjithashtu, thirrje vendeve islamike të bashkëpunojnë kundër terrorizmit.

  

Komentet që implikojnë tërë botën islame, pas sulmit në Paris,  nuk mund të jenë të pranueshme. Gjithashtu, liria e fjalës nuk mund të vlerësohet si një e drejtë kur fyen vlerat e një feje, tha Xhemil Çiçek.

    

Duke e përshkruar sulmin e Parisit si krim kundër njerëzimit, Çiçek tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë së bashku edhe kundër incidenteve islamofobe që do të krijojnë përplasje mes feve, qytetërimeve dhe sekteve.

Burimi: World Bulletin