Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Qerbela
Edicioni i parë i Panairit Ndërkombëtar të Librit ka filluar me 4 janar 2015 organizuar nga kujdestariae e Xhamisë së Imam Husejnit në qytetin e Shenjtë të Qerbelasë.
Sipas faqes së internetit të Kujdestarisë së Xhamisë, ekspozita u hap në oborrin El-'Akilah , në rajonin Zejnebiah.
Kjo është një pjesë e edicionit të 9-të të Rebi El-Risalah Festivalit Ndërkombëtar të organizuar në përvjetorin e lindjes së Profetit të Shenjtë, Muhmmedit (a.s.).
Ali Mexhid, drejtor i ekspozitës, tha se shtatë botuesit ndërkombëtare, duke përfshirë edhe botimin e librave shkencorë dhe akademikë kanë marrë pjesë në panair.
Ata kanë prezantuar libra të mjekësisë, inxhinierisë, fizikës, kimisë dhe shkencave të tjera, shtoi ai.
Drejtori tha se përveç botuesve, nëntë universitetet e vendit, duke përfshirë Universitetin Al-Mustansiriya dhe Universitetin e Bagdadit kanë paraqitur të arriturat e tyre dhe publikimet shkencore në ekspozitë.
Panairi i Librit, gjithashtu, ka paraqitur edhe veprat të artit të krijuara nga 50 anëtarët e Qendrës Kaligrafike në Qerbela.
Zyrtari irakian vuri në dukje se librat e paraqitura në ekspozitë janë në shitje me një zbritje deri 40 për qind për ligjëruesit e universitetit dhe studentët.
Festivali Ndërkombëtar Rebi El-Risala organizohet nga Kujdestaritë e xhamive të Imam Husejnit dhe të Hazreti Abbasit në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.
Burimi: IQNA News