Marrëdhëniet iraniane-saudite hyjnë në një epokë të re
Gjatë mbretërimit të të ndjerit Mbretit Abdullah në Rijad, marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite ndryshuan në mënyrë drastike nga të ngrohta në të ftohta dhe të ndikuara nga faktorët e brendshëm të tilla siç ishte ndryshimi i qeverive në Iran dhe nga elementet e huaja si sulmi amerikan ndaj Irakut dhe rrëzimi nga pushteti i Sadam Husseinit.
Duke qenë në mesin e vendeve më të rëndësishme dhe me më ndikim në Lindjen e Mesme, Irani dhe Arabia Saudite kanë rëndësi me peshë politike në ekuacionin e energjisë të rajonit, luajnë role të rëndësishme në Botës Islame dhe në masë të madhe ndikojnë në lëvizjet rajonale.
Faktorë të tillë që përcaktojnë prirjet kryesore të politikës në rajon dhe për këtë arsye, marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në kohën pas Revolucionit Islamik, kanë qenë gjithmonë në interes të vendeve të tjera në rajon.
Ndryshimet e brendshme të tilla si ardhja në pushtet e kryetarëve të rinj në Iran dhe mbretërve në Arabinë Saudite gjithmonë kanë rezultuar në ndryshime taktike në marrëdhëniet Teheran-Riad gjatë 36-të viteve të fundit.
Gjithashtu, faktorë të jashtëm, sidomos zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, kanë ndikuar në masë të madhe në lidhjet Teheran-Rijad, duke shkaktuar ftohje apo afrimin e marrëdhënieve midis dy vendeve të Gjirit Persik, dhe duke çuar ata në një lloj të konkurencës dhe miratimit konsekuent të vendimeve të kundërta në forume të tilla si OPEC-u që përfundoi në rritjen e furnizimit të naftës në treg dhe rënie të shpejtë të çmimit të naftës në mes të viteve 1980 dhe tani në muajt e fundit.
Megjithatë, sulmet e 11-të shtatorit dhe luftërat amerikane në Afganistan dhe Irak ndryshuar balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme. Rënia e dy armiqve të vjetër të Iranit në kufijtë e tij perëndimor dhe lindor u interpretuan nga Sauditët si fuqi në rritje e Iranit në rajon. Çështja u bë më intensive kur një qeveri e muslimanëve shi’it mori pushtetin në Irak dhe Rijadi nuk pranoi të njihte qeverinë e muslimanëve shi’itë në Bagdad.
Dy zhvillime të tjera rajonale që kanë lënë ndikime radikale në marrëdhëniet Teheran-Rijad.
Menjëherë pasi Mbreti Abdullah erdhi në pushtet, Kryeministri libanez Rafik Hariri u vra dhe Rijadi fajësoi Iranin që përkrahte kryetarin e Sirisë, Bashar al-Assadin për vdekjen e tij.
Gjithashtu, lufta 33-ditore në Liban kur filloi dhe sauditët e mbajtën përgjegjës për shpërthimin e luftës Hizbullahun e Libanit që është pro-Iranit.
Sfida të tilla rajonale jashtëzakonisht errësuan marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite. Gjithashtu, forcimi i mëtejshëm i pranisë amerikane në Lindjen e Mesme ushqyen mosbesim dhe zgjeruar hendekun ekzistues midis të dy vendeve. Pavarësisht sfidave të tilla, Teherani dhe Rijadi kanë bërë përpjekje për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe për t’u kthyer ato në armiqësi të hapur.
Por kryengritjet arabe dhe interpretimet e tyre të ndryshme të zhvillimeve në botën arabe çuan në tensione të reja në marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite.
Kur kryengritjet u përhapun në Siri, tensionet arritën kulmin e tyre dhe rivaliteti i tyre i fshehtë ekspozoi veten dhe u kthye në një armiqësi të hapur që shtrihet në Liban, Irak, Jemen dhe madje edhe në Palestinë.
Këto tensione nuk u lehtësuan as edhe kur kryetari i ri i Iranit Hassan Rouhani erdhi në pushtet me vendosmërinë e tij për të forcuar marrëdhëniet me vendet e huaja. Në vend të kësaj, tensionet politike dhe ushtarake u përhapën në zonën ekonomike, gjithashtu. Sauditët parandaluan ndonjë rënie të prodhimit të naftës nga vendet e OPEC-ut duke shkaktuar rënie më shumë se 50 për qind në çmimet e naftës, ndërsa Irani e favorizoi kufizimin e furnizimeve të naftës në tregun botëror.
Pavarësisht tensioneve të tilla në relacionet Teheran-Rijad, qasja e bashkëpunimit e ofruar nga kryetari, Hassan Rouhani dhe përpjekjet e tij për t’i zgjidhur dallimet ekzistuese në mënyrë paqësore, mund të jetë shpresëdhënëse ardhja në pushtet e mbretit të ri Salman në Arabinë Saudite pas vdekjes të Mbretit Abdullah të premten, marrëdhëniet e të dy vendeve do të ngrohën në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, duhet theksuar se tensionet, luftërat dhe gjakderdhje në Lindjen e Mesme të viteve të fundit ndoshta do të mund të zgjidhet me afrimin dhe zgjerimin e lidhjeve të Iranit dhe Arabisë Saudite. Marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve nuk janë të paarritshme. Nën kujdesin e marrëdhënieve të tilla, është e imagjinueshme që jo vetëm tensionet rajonale do të zgjidhet, por edhe prania e fuqive të huaja në Lindjen e Mesme ndoshta mund të parandalohet.
Burimi: İRNA