Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Media botërore vazhdon të shkruaj për Mesazhin e Liderit Iranian për Rininë Perëndimore

Mediat botërore ende vazhdojnë duke shkruar rreth mesazhit të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei dërguar tek të rinjtë evropian, amerikan. 

   

The Veterans Today (Veteranët Sot)  botoi tekstin e plotë të letrës së Ajetullah Hamenei dërguar rinisë perëndimore dhe tha se lideri iranian u kërkoi atyre që të përcjellin tek të rinjtë që i njohin.

   

Përveç Perëndimit, mesazhi është përhapur në mediat rajonale, në Lindjen e Mesme, dhe përtej.   

    

Mediat, Dawn dhe Lajme, faqet e internetit të Pakistanit, Alforat i Irakut, Al-AHD, Al-Ettejah, Nahrainnet, Egjiptit Al-Ahram, Al-Nahar, Al-Nil channel TV, Al-Yaom Sebeh, dhe Al-Safir, e Jordanit Al-Ray, Lebanon Info, Felestin Al-Yaom, MTV, Swiss Info, Al-Vatan al-Arabi, Anadolu turk, Time turk, Tele khabar, Topolom khabar, International Radio Kina, dhe Xinhua e cila nënvizoi rëndësinë e letrës të Ajatollah Khamenei dhe e quajti atë e pashembullt dhe me ndikim. 

    

Në ndërkohë, dy gazetat kryesore izraelite  Jerusalem Post dhe Haaretz, gjithashtu e trajtojnë letrën e liderit iranian.

 

Al-Kuds al-Arabi, që shtypet në Londër, ka shkruar se udhëheqësi iranian nuk përpiqet të imponojë mendimet e tij në audiencë, në vend të kësaj ai u bëri thirrje të rinjve perëndimore për të studiuar burimet fetare islame dhe për të shmangur paragjykimet.

   

Shumica e agjencive të lajmeve të lartpërmendura, faqeve të internetit, kanalet televizive dhe gazetat ishin habitur për logjiken dhe aspektin e gjërë shkencor të një lideri fetar i cili ka portretizuar imazhe të reja të një feje hyjnore. 

   

Ilaf e Arabisë Saudite ka cituar Ajetullah Hamenein i cili i ka pyetur të rinjtë perëndimor, Pse keni frikë prej Islamit?

   

Gjithashtu, analiza e faqës Albawaba website  shkroi se Ajetullah  Hamenei shprehu gatishmërinë për të udhëhequr popullin e interesuar perëndimore, të rinjt drejt burimeve të pastra dhe të besueshme Islame që të dinë më shumë për realitetin e kësaj feje.

   

“Ju, të rinjtë perëndimor, mos lejoni terroristët e përkrahur nga perëndimi për të prezantuar veten si përfaqësues të Islamit, citohet të ketë thënë Ajetullah Hamenei, sipas Agjencisë Xinhua.

   

Të mërkurën, Ajetullah Hamenei ka dërguar një mesazh shumë të rëndësishëm për të rinjtë evropian-amerikan duke theksuar se Islamin Perëndimi është duke u përpjekur për ta portretizuar si të falsifikuar dhe jo realitet.

Burimi: FNA