Kulturë

Diskutimet e Teizmit nga Murteza Motahhari u botua në Baku

Një libër i titulluar  Teizm Seminarlari,  (Diskutimet e Teizmit) një përkthim i librit në fjalë, shkruar nga Ajetullah Murteza  Mutahhari, është botuar në Baku, në Republikën e Azerbajxhanit.

 

Sipas faqes Aran News website, libri përfshin fjalimet dhe debatet ndërmjet figurave akademike në një seri seminaresh rreth temës. 

   

Përveç diskutimeve të seminarit, libri përfshinë një përmbledhje të veprave të vlefshme të dijetarëve rreth kësaj çështje.

   

Pjesa e parë e librit jep argumentet për ekzistencën e Zotit duke i  përdorur diskutimet filozofike dhe përsiatjet e forta. 

  

Pjesa e dytë e librit hulumton diskutimet mbi teizmin dhe evolucionin.

  

Ndryshe nga shumë studiues të tjerë muslimanë, Ajetullah Murteza  Motahhari  e trajton me një qasje të re dhe interesante Teorinë e  Evolucionit, duke thënë se teoria nuk e përjashton ekzistencën e Zotit.