Kulturë

Regjistrimi i këndimit të Kur’anit më i vjetër në botë

Një regjistrim i këndimit të Kur'anit, lëshuar kohët e fundit, pretendohet të jetë më i vjetër në botë.

  

Audio klipi është ekspozuara në galerinë e Dubait, thuhet se është regjistruar 130 vjet më parë.

  

Ajo është regjistruar nga Hurgonje Snouck Christiaan, një qytetar holandez, gjatë një udhëtimi në qytetin e shenjtë të Mekës në  vitin 1885. Është regjistruar surja 93 e Kur’anit, Surja ED-DUHA, këndimi i Kur’anit është regjistruar me cilindrat e dyllit, të sapo zbuluar nga Thomas Edison-i.

  

Hurgonje Snouck Kristian, një figurë shumë e diskutueshme, udhëtoi për të studiuar haxhin në vitin 1885 apo 1302 sipas Hixhretit, me ndihmën e qeverisë holandeze.

   

Sa ishte në Mekë, ai e përqafoi Islamin, sipas disave ai ishte shpiun,  dhe ishte i njohur me emrin Abdul Ghaffaar.  

   

Atje ai bëri shumë fotografi dhe bëri regjistrime të ndryshme.

Ai qëndroi për pesë muaj, por edhe pse ai kishte për qëllim të qëndron për haxhillëk, ai u detyrua të largohet nga qeveria holandeze, pas akuzave për përfshirjen e tij në një përpjekje për të vjedhur një objekt historik.