Xhamia në Rotterdam ka marrë një letër kërcënuese
Xhamia Gultepe në Rotterdam-Noord, Hollandë, ka marrë një letër kërcënuese këtë javë.
Ju nuk mund t’i besoni askujt më, kështu dilni jashtë, përndryshe vdekja është në xhami tuaj, kështu shkruan në një pjesë të letrës, siç njoftoi NL Times.
Largohuni nëse ju doni të jetoni. Gjithkush ju urren. Ju nuk mund t’i besoni askujt.
Kryetari i xhamisë ka konfirmuar se xhamia e mori letrën, por nuk dëshiron të komenton. Kërcënimi është raportuar në polici. Policia ka marrë letrën dhe po heton.
Javën e kaluar një burrë musliman dhe familja e tij nga Haga, gjithashtu, mori një letër që përmbante kërcënime me vdekje. Letër shkruesi është kërcënuar se do t’i pres kokën burrit musliman dhe do të hedhë në erë shtëpinë e tij në qoftë se ai nuk largohet brenda një jave.
Aktet e Islamofobisë janë shtuar kohët e fundit në vendet evropiane, sidomos pas sulmit në redaksinë e revistës satirike franceze Charlie Hebdo në fillim të muajit.
Burimi: IQNA News