Pakistan

Dijetarët muslimanë kërkojnë nga OKB-ja të ndalojë 'përbuzjen' e feve

Protesta në Karaçi, Pakistan, kundër karikaturave
Protesta në Karaçi, Pakistan, kundër karikaturave

Një organizatë udhëheqëse islamike u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të ndaluar me ligj përbuzjen e feve dhe i kërkoi Perëndimit për të mbrojtur komunitetet muslimane pas sulmit në  redaksinë e revistës satirike franceze Charlie Hebdo. 

    

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë, me qendër në Katar, që kryesohet nga predikuesi me ndikim, Dr. Jusuf el-Kardavi, i bëri thirrje muslimanëve që të vazhdojnë protestat paqësore kundër karikaturave të Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), por jo të përdorin çfarëdo dhune. 

   

Karikataura e fundit e Profetit nga Charlie Hebdo ka zemëruar shumë muslimanë dhe shkaktoi protesta në Azi, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

    

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë tha se duhet të ketë mbrojtje për profetët dhe u kërkoi vendeve islamike për të paraqitur një projektligj në OKB, ku  bëhet thirrje që të ndalohet me ligj përbuzja e feve.

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë  tha pastaj se OKB-ja duhet të nxjerrë një ligj që kriminalizon përbuzjen e feve, profetët dhe të gjitha vendet e shenjta. 

  

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë, gjithashtu, i bëri thirrje Perëndimit për të mbrojtur komunitetet muslimane nga sulmet, qofshin ata shtetas, rezidentë apo vizitorë.

  

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë ka dënuar publikimin e një karikature të profetit Muhammed dhe ka thënë se karikatura e re  do t'i japë besueshmërinë idesë se Perëndimi është kundër