İslamofobe

Gati gjysma e francezëve kundër karikaturave të Profetit

Një sondazh i ri i opinionit në Francë ka zbuluar se pothuajse gjysma e francezëve janë kundër publikimit të karikaturave të Profetit Muhammed (a.s.).

   

Sondazhi i kryer nga Ifop, rezultatet e të cilës janë botuar në Le   Journal du Dimanche, të dielën, tregoi se 42 përqind e të anketuarve në sondazh besojnë se karikaturat Profetit, që muslimanët e konsiderojnë si fyese, nuk duhet të publikohet.

    

Pesëdhjetë për qind i dhanë mbështetje kufizimit të fjalës së lirë në internet dhe në rrjetet sociale, raportoi Press TV.  

   

Sondazhi tregoi, gjithashtu, se 81 për qind e njerëzve në Francë besojnë se shtetasit e dyfishtë të cilët kanë kryer një akt të terrorizmit në tokën franceze duhet të humbasin shtetësinë e tyre franceze.

    

 

Ndërkohë, gati 70 për qind e pjesëmarrësve në sondazh mbështesin  ndalimin e shtetasëve francezë të kthehen në Francë nëse ata janë të dyshuar se kanë shkuar për të luftuar në vende ose rajone të kontrolluara nga grupet terroriste, të tilla si ISIS-i , i cili kontrollon pjesë të Sirisë dhe të Irakut.    

   

E njëjta përqindje, gjithashtu, thotë se njerëzit e dyshuar që kërkojnë të bashkohen me grupet terroriste tekfiriste duhet të ndalohen që të largohen nga Franca.

  

Sipas anketës, 57 për qind e të anketuarve shprehën kundërshtimin ndaj ndërhyrjes ushtarake franceze në vende të tilla si Libia, Siria dhe Jemeni.

    

Sondazhi u krye pasi revista satirike franceze Charlie Hebdo, zyra e së cilës në Paris është sulmuar nga persona të armatosur më 7 janar 2015, edhe një herë e botoi një karikaturë të Profetit në kopertinën e edicionit të ri të saj më 14 janar 2015 pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim është provokues. 

   

Shumë gazeta dhe revista në të gjithë globin ribotuan e karikaturat.

Kryetar i Francës, Francois Hollande të shtunën mbrojti këtë veprim pas protestave kundër Charlie Hebdo në Niger dhe Pakistan.

   

Revista satirike javore në shumë raste ka botuar karikaturat duke  fyer Islamin dhe muslimanët, duke i justifikuar ato si liria e fjalës.