Turqia një shtet model për botën
Zëvendës kryeministri i Turqisë, Yalcin Akdogan tha se Turqia është një shtet model për botën. Ai, gjithashtu, tha se lufta globale kundër terrorizmit nuk mund të jetë e suksesshme duke injoruar sulme të caktuara në botë.
Akdogan i bëri komentet në një seri të postimeve në faqen e internetit të mediave sociale, Twitter, dhe në mënyrë specifike i referohet sulmeve të fundit terroriste, përfshirë sulmin vetëvrasës me bombë në Stamboll, sulm kundër rojeve kufitare në Arabinë Saudite dhe një tjetër shpërthim bombe në kryeqytetin e Jemenit, që vrau dhjetra njerëz.
Lufta e përbashkët kundër terrorizmit nuk mund të jenë e suksesshme duke injoruar sulmin vetëvrasës të një femre me bombë kundër policisë në Stamboll, sulmin në Arabinë Saudite që vrau tre ushtarë kufitarë dhe sulmin në kryeqytetin e Jemenit, Sana, që pretendohet se kanë humbur jetën 35 njerëz, tha zëvendës kryeministër i Turqisë.
Të martën, një vetëvrasëse me bombë, femër, vrau një oficer të policisë turke dhe plagosi një tjetër oficer në zonën kryesore turistike të Stambollit, Sultanahmet, tha policia.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA njoftoi të hënën se një sulm vetëvrasës në një forcë të patrullës kufitare në afërsi të kufirit me Irakun vrau tre nga rojet e saj.
Gjithashtu, kohët e fundit një sulm me makinë bombë jashtë një akademie policore në kryeqytetin e Jemenit, Sana, vrau 40 persona dhe plagosi dhjetra njerëz, sipas Ministrisë së Brendshme të Jemenit.
Akdogan, gjithashtu, tha se Turqia është një vend model për botën për shkak të drejtpeshimit të Islamit dhe demokracisë, modelimit dhe pjesëmarrjes demokratike dhe kohezionit në mesin e njerëzve, të cilët jetojnë së bashku pavarësisht dallimeve etnike, fetare dhe kulturore.
Ai, gjithashtu, tha se incidente të tilla si përpjekje për të mbytur demokracinë në Lindjen e Mesme dhe rritja e racizmit në vendet perëndimore do të shërbejnë vetëm për të ushqyer fanatizmin, intolerancën dhe terrorizmin në të gjithë botën.
Burimi: World Bulletin