10 ish ushtar francez janë kyç në ISIS
Burimi nga ministria e mbrojtjes franceze ka konfirmuar se dhjetë ish ushtar francez, në mes tyre edhe pjesëtarë të forcave speciale si dhe Legjionit të të huajve francez, janë kyç në territorin e Sirisë dhe Irakut.
Informatat shqetësuese se ish ushtarët francez po kyçen në radhët e organizatës më të fuqishme terroriste, kanë shpërndarë dje Radio France Internationale (RFI) si dhe gazeta ditore L’Opinion. Burimi jo i emëruar nga ministria e mbrojtjes franceze më vonë e ka konfirmuar të njëjtën informatë për agjencionin e AFP-së.
“Vlerësojmë se 10 ish ushtar francez janë kyç grupacioneve të tilla. Shqetësimi ynë kryesor tani nuk janë ata ish ushtar, por si të parandalohet dukuria e radikalizmit brenda forcave tona”, ka deklaruar burimi anonim. Ministri francez i mbrojtjes, Jean Yves Le Drian, nuk ka dashtë direkt të komentojë këto citime gjatë konferencës së djeshme për gazetarë në kohën kur Franca po miraton hapa të reja antiterroriste. Në raportin e RFI-së theksohet se bëhet fjalë për njerëz të rinj, por që kanë shkathtësi ushtarake sikurse ajo të shfrytëzimit të mjeteve eksplozive (shpërthyese). Disa janë me prejardhje arabe, por ka edhe francez që para ca kohe kanë kaluar në fenë Islame.
Nga ministria franceze e mbrojtjes theksojnë se planifikojnë më afër të përcjellin rekrutët e rinj si dhe ish ushtar për të parandaluar radikalizmin e mundshëm. Ministri i mbrojtjes Le Drian ka paralajmëruar lidhur me këtë çështje se do të rris numrin e të punësuarve në sektorin e brendshëm të sigurisë. Të përkujtojmë se Franca ka planifikuar të bëjë shkurtime në buxhetin ushtarak, por pas sulmeve terrorist në Paris shumë çka është ndërruar, kështu që është vendosur në mes tjerash, se nuk do të bëhen lirimet në sektorin e mbrojtjes, ndërsa gjer para disa javëve është planifikuar të lirohen 7500 individ. Tani, janë duke u punësuar individ të ri, kryesisht në sektorin informativ ushtarak me ç’rast do të punësohen 2680 të punësuar të rinj.
Burimi: advance.hr