Kulturë

Qendrat Kulturore Iraniane dhe Turke organizojnë Garat Kur'anore në Japoni

Atasheu Kulturor i Iranit në Japoni dhe drejtori i Qendrës Kulturore të Turqisë në Tokio kanë rënë dakord të organizojnë së bashku Garat Kur’anore në këtë vend të Azisë Lindore.

   

Ideja ishte sugjeruar nga Hushang Ali Madadi, kreu i Qendrës Kulturore Iraniane në Japoni, në një takim me Muhamed Rashid Alas, drejtor i Qendrës Kulturore Turke që ka lidhshmëri me Dijanetin e Turqisë  dhe imam i Xhamisë së Madhe në Tokio. 

    

Gjatë takimit, zyrtari iranian ka elaboruar në lidhje me aktivitetet dhe programet e Qendrës Kulturore Iraniane në Japoni dhe të përbashkëtat fetare dhe kulturore, si dhe miqësinë e gjatë dhe të qëndrueshme në mes Iranit dhe Turqisë. 

    

Ai më tej sugjeroi që të dy vendet të organizojnë seminare, forume, ekspozita, veçanërisht ekspozita të kaligrafisë Kur'anore dhe veprave të artit që i japin një status të veçantë artistëve iranianë dhe turq në botë.

    

Ai shtoi se Irani është i gatshëm për të bashkëpunuar me Qendrën Kulturore Turke për të organizuar edicionin e parë të një Gare Kur’anore Kombëtare në Japoni. 

    

Përfaqësuesi turk, nga ana e tij, ka folur për historinë e xhamisë dhe të programeve të saj dhe veprimtarive të përbashkëta që konsiderohen si të vlefshme dhe të rëndësishme.

    

Ai shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim kulturor dhe fetar me Qendrën Kulturore Iraniane duke deklaruar se Qendra Kulturore Turke i takon muslimanëve dhe e mirëpret sugjerimin iranian.

   

Të dy palët theksuan rëndësinë e unitetit në mesin e muslimanëve dhe e përshkroi atë si një domosdoshmëri për shoqërinë Islame.

Burimi: IQNA News