Rrjetet Satelitore Radikale pengojnë Unitetin Islamik
Një dijetar tunizian dhe studiues i përmendur tha se rrjetet satelitore që i përkasin grupeve radikale sektare janë një nga sfidat me të cilat përballen muslimanët në përpjekjet për të zgjeruar unitetin islamik.
Duke folur për Agjencinë IQNA, Halid al-Saidani tha se këto rrjete, të cilat janë drejtuar zakonisht nga agjencitë perëndimore të spiunazhit, ekzagjerojnë dallimet mes muslimanëve shi’itë dhe muslimanëve sunnitë dhe kërcënojnë unitetin musliman.
Ai theksoi se personalitetet dhe dijetarët fetarë duhet të luajë një rol më të madh, në mënyrë më konstruktive dhe efektive për të penguar këto përpjekje dhe për parandaluar përçarjet duke elaboruar mbi baza të përbashkëta në mes të shkollave islamike të mendimit.
Ai vuri në dukje se të gjithë muslimanët besojnë në Kur’anin e Shenjtë dhe Profetin Muhammed (a.s.) dhe kanë një Kible (drejtimin në Meke që duhet të orientohen muslimanët gjatë namazit, duke shtuar se këto janë baza të përbashkëta që janë të rëndësishme për të forcuar unitetin.
Diku tjetër në fjalën e tij, Halid Al-Saidani, i cili ishte në mesin e pjesëmarrësve në Konferencën e 28 të Unitetit Islamik në Teheran në fillim të këtij viti, e përshkroi konferencën si një ngjarje të rëndësishme dhe tha se diskutimet u fokusuan në çështjet aktuale në botë muslimane.
Ai theksoi se vendimet e marra në këtë konferencë duhet të pasohen nga veprimet në mënyrë që konferenca të jetë efektive.
Konferenca Ndërkombëtare e 28-të e Unitetit Islamik u mbajt në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, më 7-10 janar 2015. Tema e Konferencës ishte Bashkimi i Ummetit Musliman: Sfidat dhe Strategjitë.
Qindra dijetarë muslimanë sunnitë dhe shi’itë dhe intelektualë nga më shumë se 60 shtete morën pjesë në konferencën tri-ditore për të diskutuar rrugët për nxitjen e unitetit dhe solidaritetit në Botën Muslimane.
Burimi: IQNA News