Siria

Sulmi ajror izraelit në Siri

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulmin në territorin e Sirisë, në të cilin  janë vrarë gjenerali iranian, pjesëtar i Gardës revolucionare, si dhe biri i ish udhëheqësit ushtarak të Hezbollahut. Irani në mëngjes ka konfirmuar informatën, ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarifi ka deklaruar se sulmi me helikopter i ushtrisë izraelite ishte akt terrorist.

 Sipas raporteve të medieve sulmi ka ndodhur të dielën në afërsi të qytetit sirian El Kuneitra. Përveç gjeneralit iranian në sulm janë vrarë edhe gjashtë pjesëtar të Gardës Revolucionare iraniane. Sipas burimeve lokale vetura kishte udhëtuar nga drejtimi i Libanit për Siri. Pas hyrjes në Siri sulmin mbi ta e ka kryer helikopteri ushtarak izraelit. Në sulm përveç tjerëve është vrarë gjenerali iranian Muhamed Allahdadi dhe Xhihad Mugnije, i biri i ish liderit ushtarak të vrarë të Hezbollahut, Imad Mugnijesë. Zyrtarët e Hezbollahut libanian në mëngjes kanë deklaruar se do të hakmerren për sulm. Burimi i afërt me Hezbollahun ka thënë për bisedën për gazetën ditore libaneze al-Safir se “Hezbollahu nuk do të nxitojë me hapat të cilët planifikojnë të ndërmarrin”.

 

Gazeta al Ahbar transmeton se Hezbollahu planifikon” të lansojë në mes 4000 dhe 5000 raketa në Izrael me qëllim të shkatërrimit të disa qindra caqeve”. Xhihad Mugnijehu 25 vjeçar në Siri ka udhëhequr njësinë e Hezbollahut e cila është duke luftuar kundër ISIS-it dhe ekstremistëve tjerë. Baba i tij është vrarë në vitin 2008 në sulmin me auto bombë në Liban, shumë vetë mendojnë se Izraeli ka qëndruara prapa këtij sulmi me auto bombë.

 Garda Revolucionare dhe Hezbollahu libanian janë duke ndihmuar ushtrinë siriane në luftë kundër militantëve, ndërsa Izraeli aktivisht është duke ndihmuar militantët kryengritës me sulmet sporadike ajrore në Siri.

Sulmi i djeshëm edhe një herë tregon se gjer në çfarë mase janë të përfshira forcat rajonale në luftën e Sirisë që nga fillimi i saj në vitin 2011.

Burimi: advance.hr