Rusia

Gorbaçovi: Përmbahuni, përndryshe vjen lufta botërore

As Perëndimi as Rusia nuk po tregojnë se janë të vetëdijshëm për seriozitetin e krizës ukrainase. Nëse në këtë atmosferë të ndezur cilado anë humb nervat, frikohem se nuk do të mbijetojmë vitin e ardhshëm, ka paralajmëruar ish lideri i dikurshëm sovjetik, Mihail Gorbaçovi, në intervistën për të përjavshmen gjermane Der Spiegel.
 
Ish shefi i fundit i Bashkimit Sovjetik ka lëshuar Kremljinin në fund të vitit 1991, duke porositur se asnjëri nga fqinjët e tyre nuk duhet të frikohen nga trupat ruse. Por frika, prapë u rikthye, shkruan revista javore gjermane. Gorbaçovi sot ka 83 vite, para ca kohe kishte dy operime serioze dhe e pret edhe operimin e tretë. Në intervistën ai e kritikon Putinin për shkak të mungesës së demokracisë, por edhe Perëndimin për shkak të sanksioneve të vëna kundër Rusisë, pasi që konsideron se nuk është e duhur vënia e sanksioneve kundër dikujt i cili do të duhej të jetë partner. Para një viti Gorbaçovi ftoi Putinin dhe Obamën të ulen së bashku dhe të zgjidhin krizën në Ukrainë pasi që kjo paraqet kërcënim për tërë botën. Kriza ukrainase i përngjan deja vusë. Bota prapë po rikthehet në kohën e Luftës së Ftohtë. Sikurse nga historia kurrgjë nuk kemi mësuar. Gjërat mund të eskalojnë në çdo moment në rast se nuk veprojmë. Moska më nuk i beson Perëndimit, as Perëndimi nuk i beson Moskës. Kjo është e tmerrshme, cek ai.
 
Në pyetjen a mendon se është e mundur lufta e re e madhe në Evropë, Gorbaçovi përgjigjet se kjo nuk guxon të shqyrtohet as si një mundësi. Kjo luftë sot do të shpinte patjetër në luftën nukleare. Por propaganda dhe deklaratat nga të dy anët, pretendojnë në atë që po frikohem nga më e keqja. Në rast se në këtë atmosferë të ndezur njëra anë humb nervat, nuk do të përjetojmë vitet e ardhshme, paralajmëron lideri i cili ka demokratizuar Bashkimin Sovjetik, ka lehtësuar rënien e murit të Berlinit dhe ka mundësuar  shpërndarjen e qet të Paktit të Varshavës. Në pyetjen e gazetarit, mos ka tepruar pak, përgjigjet  sinqerisht dhe thellësisht se është i shqetësuar.
 
Në pyetjen se kush është përgjegjës, Gorbaçovi thotë se edhe Rusia edhe Perëndimi janë përgjegjës dhe se asnjëra anë nuk tregon se është e vetëdijshme për seriozitetin e situatës. Ka tërhjek vërejtjen se zgjerimi i NATO-së në lindje është në kundërshtim me Kartën e Parisit nga viti 1990 me të cilën të gjitha vendet evropiane prapa vetes kanë lënë Luftën e Ftohtë. Zgjerimi I NATO-së ka shkatërruar rendin evropian të sigurisë, të definuar në Helsinki në vitin 1975.
 
Propozimet ruse, sikurse të ish kryetarit rus Dmitrij Medvedov, se duhet ulur bashkërisht dhe të bëjmë arkitekturën e re të sigurisë, Perëndimi me arrogancë e ka injoruar. Dhe tani i shohim rezultatet, thekson Gorbaçovi. Gorbaçovi ka mbet i njohur për zëshmërinë dhe perestrojkën, reformat demokratike dhe hapjen ndaj Perëndimit. Në pyetjen se Putini a i ka shkatërruar të gjitha këto, Gorbaçovi ka thënë se nuk janë të vdekur as zëshmëria as demokracia, por mendon se Rusisë do të ishte e mirëseardhur edhe një perestrojkë, pasi që tani është në gjysmën e rrugës kundrejt shtetit të vërtet demokratik. Ka sqaruar edhe pse është Putini aq i popullarizuar në Rusi, ai ka ardhur në pushtet në kohën në të cilin në Rusi ka sunduar kaosi, ekonomia ishte në gjunjë, një varg rajonesh kanë dashtë të shkëputen. Rusia ishte e kërcënuar me shkatërrim. Putini e ka ndalur atë dhe kjo do të mbetet suksesi i tij më i madh, theksoi Gorbaçovi, duke porositur se rrënja e rublës dhe sanksionet nuk do ta dekurajojnë atë pasi që gëzon përkrahje të madhe në vend.

Burimi: Jutarnji.hr