İran

Ajetullah M. Shirazi: Islami e ndalon terrorizmin dhe krimet kundër njerëzimit

Ajetullah Naser Makarrem Shirazi
Ajetullah Naser Makarrem Shirazi

Udhëheqësi i lartë fetar, Ajetullah Naser Makarem Shirazi, të mërkurën, dënoi aktin terrorist në Francë dhe tha se Islami e ndalon terrorizmin dhe krimet kundër njerëzimit. 

   

Në ditët e fundit ka pasur  lajme mbi infiltrimin e Tekfiristëve të DAESH-it në Evropë dhe sulmin e tyre në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo, duke pretenduar jetën e 17-të njerëzve dhe lëndimin e 10-të të tjerëve, ai tha duke shtuar se kjo mund të jetë e mundshme që incident i tillë  të ndodhë edhe në një tjetër pjesë të botës. 

   

Pas incidentit, ata organizuan një tubim masiv me pjesëmarrjen e udhëheqësve të botës që të dënojnë këtë veprim, ndërsa tërë Evropa tani është në gjendje shoku, tha ai.

     

Në fakt, terroristët  Tekfiristë janë në kundërshtim me Islamin, ai tha duke shtuar se ata flasin në emër të Islamit, por Ulematë e Botës Muslimane në Kum, al-Az-har dhe Siri e kanë mbajtur konferencën anti-Tekfiriste dhe theksuan se DAESH-i dhe Takfiristët nuk kanë asgjë të bëjnë me Islamin.

   

Ai shprehu zemërim në përsëritjen e aktit gabuar të revistes satirike Charlie Hedbo për karikaturën e re të Profetin Muhammed (a.s.) në 16-të gjuhë.

    

Ai tha se përsëritja e aktit të gabuar nuk është racionale dhe se masa është e barasvlershme me zhvillimin e luftës ndaj të gjithë muslimanëve.

Qeveritë Perëndimor duhet të diagnostifikojnë  problemet dhe  duhet çrrënjosur sjelljet e grupit terrorist DAESH, tha ai.

  

Ai e bëri të qartë se populli dhe ushtria irakiane mund të mposhtin  grupin terrorist Tekfiristë DAESH brenda muajit nëse grupi terrorist të lihen vetëm pa asnjë përkrahje.