Art

Festivali i filmit në Irak: Veçoritë dhe Mësimet e Imam Husejnit

Një film me titull La Nihayah i cili paraqet karakterin e Imam Husejnit u shfaqë në festivalin e tretë të filmit të mbajtur në provincën Maysan të Irakut.

  

Sipas faqes Noon website, festivali vjetor u organizua nga  Shoqata e Kinemsë së të Rinjve Zoum me temën e Imam Husejni, Simbol i Njerëzimit. 

   

Ali Xhum'a Al-Maliki, drejtor i filmit, tha se festivali u ndoq nga figura të shquara politike dhe kulturore, si dhe artistë, gazetarë dhe të  interesuar në kinema nga i gjithë vendi. 

    

Abbas Al-'Alagh është skenarist i filmit, kurse Sami Ghaftan, Hunain 'Ala dhe Mustafa Xhum'a janë aktorët në këtë veprimtari.

   

Filmi është Prodhim i Media Grup Rose, film pati sukses dhe fitoi dy çmime, Çmimin Drejtimi më i Mirë dhe Çmimin Kinematografia më e Mirë.