Franca

Grupi i Monitorimit: Mbi 50 sulme anti-muslimane në Francë në më pak se një javë

Mbi 50 sulme, duke përfshirë të shtënat, janë kryer kundër muslimanëve anembanë Francës në më pak se një javë, pas sulmit  fatal të revistës satirike Charlie Hebdo, thotë Komuniteti Musliman i i Francës

   

Të 54 sulmet e përgjithshme, prej tyre  21 rastet janë të shtëna me  armë dhe granata të hedhur nëpër xhami  dhe 33 raste të kërcënimeve, tha të hënën Abdallah Zekri, një zëdhënës i trupit monitorues në Këshillin Qendror të Muslimanëve në Francë. 

   

Këtë shifra nuk nuk përfshijnë Parisin dhe rrethinat e tij sepse këto janë nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme Franceze, shtoi Abdullah Zekri.

   

Ai, gjithashtu, vuri në dukje se numri i sulmeve në një kohë kaq të shkurtër është jashtëzakonisht i lartë, duke i bërë thirrje forcave të sigurisë për të monitoruar më mirë faqet islame, si dhe mediat sociale.

   

Shifrat u publikuan pas një vale të fundit të sulmeve terroriste në Francë e cila filloi më 7 janar 2015, kur zyra e revistë satirike Charlie Hebdo u sulmua nga dy persona të armatosur. Rreth 12 vetë u vranë në këtë incident.

    

Dy ditë më vonë, dy vëllezërit, Said dhe Sherif Kouachi, të dyshuar për vrasjen e gazetarëve, u vranë në qytetin e Dammartin-en-Goele.

    

Në një video të lëshuar pas vdekjes të dielën, Amedy Coulibaly, një person i armatosur që vrau katër pengjet në një tjetër sulm terrorist në një supermarket në Paris të premten para se ai u vra nga policia, pohoi ai ishte duke vepruar në emër të grupit tekfiristë të ISIL-it,  në koordinim me dy vëllezërit të cilët sulmuan  redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo. 

   

Ai, gjithashtu, tha se dy vëllezërit ishin të lidhur me grupin terrorist të al-Kaidës.

   

Sulmet terroriste po dënohen nga muslimanët në Francë dhe në të gjithë botën.

   

Më 9 janar 2015,  kryetari i Francës, Francois Hollande i bëri thirrje kombit që të mbetet vigjilent përballë sulmeve terroriste tronditëse në Francë, duke thënë se fanatikët prapa dhunës nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin.

Burimi: Press TV