Dështimi Islamik Botëror vjen nga mungesa e përparësive
Një studiues dhe aktivist shoqëror nga Arabia Saudite tha se një nga arsyet kryesore për mosmarrëveshjet në Botën Muslimane është mungesa e suksesit në përcaktimin e prioriteteve.
Dr. Adnan al-Shakhs, i cili mori pjesë në Konferencën e 28-të Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran javën e kaluar, tha për Agjencinë IKNA se kur prioritetet nuk janë të njohura, do të ketë fokus në çështje margjinale dhe të parëndësishme, të cilat çojnë në mosmarrëveshje.
Ai theksoi se të gjithë muslimanët duhet të përqëndrohen në çështjet themelore dhe me baza të përbashkëta për të forcuar unitetin.
Dr. Adnan Al-Shakhs përshëndeti konferencën e Teheranit si një ngjarje që mund të luajë një rol të madh në rritjen e unitetit në Botën Muslimane.
Ai tha se konferenca me siguri mund të nxisë ndryshimin e organeve të Botës Muslimane dhe organizimin në mënyrë për të përballuar më mirë ekstremizmin, tekfrizimin dhe terrorizmin.
Dijetari Saudit, dr.Adnan al-Shakhs vazhdoi duke thënë se kjo ngjarje dhe ngjarjet si kjo me karakter ndërkombëtar janë patjetër efektive në promovimin e unitetit dhe moderimit.
Konferenca Ndërkombëtare e 28-të e Unitetit Islamik u mbajt në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, më 07-10 janar 2015. Tema bosht e ngjarjes ishte Uniteti i Umetit Musliman: Sfidat dhe Strategjitë.
Qindra dijetarë sunnitë dhe shiitë dhe intelektualë nga më shumë se 60 vende morën pjesë në konferencë tre-ditore për të diskutuar rrugët për nxitjen e unitetit dhe solidaritetit në Botën Muslimane.
Burimi: IQNA News