Amerike

Muslimanët e Michigan-it ndihmojë të varfërit në ditëlindjen e pejgamberit

Qendra Islame në Dearborn, Amerikë
Qendra Islame në Dearborn, Amerikë

Qindra (besimtarë muslimanë) janë mbledhur dje në Dearborn të shtetit Michigan në një nga xhamitë më të mëdha, për të përkujtuar ditëlindjen e profetit të Islamit, Muhammedit (a.s.) ku u shpërndanë ndihma dhe dhurata për fëmijët nevojtarë.  

Kjo ngjarje, ditëlindja e Muhammedit (a.s.) po përkujtohet nga muslimanët në Detroit  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëpër vende të ndryshme të botës.  

Bamirësia dhe duke ndihmuar njerëzit që kemi pranë ishte qëllimi kryesor i misionit të profetit, tha Kassem Allie, në Qendrën Islame të Amerikës. Një nga obligimet kryesore në besimin tonë është të ndihmojë njerëzit tanë. Ne e kemi për detyrë për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Ngjarja e sotme është përpjekja e fundit nga Qendra Islame e Amerikës për të ndihmuar të varfërit. Muajin e kaluar, anëtarët  shpërndanë rreth 1.500 palë këpucë për fëmijët në nevojë me ndihmën e kishave që janë aty pranë dhe që ulen në rrugën afër xhamisë, Ford Road në Dearborn.

Ngjarja e sotme është titulluar Dhuratat e të Dërguarit, duke iu referuar dy dhuratave, të Muhammedit dhe dhuratave që u shpërndanë,  të cilat përfshijnë rroba, lodra, çizme dhe këpucë. Rreth 1.000 vetë pritet të marrin pjesë në mbledhjen-ditore. 

Ditëlindja e Pejgamberit shënohet, përkujtohet çdo vit në xhami, por këtë vit, anëtarët e rinj do të marrin dhurata dhe do të dëgjojnë një ligjëratë rreth Muhamedit dhe pastaj vazhdojnë lutjet, namazi.

Gjithashtu këtë javë, dy grupe muslimane - Këshilli Musliman i Michigan-it dhe Islamic Relief USA, dega e  një Organizate Bamirëse Muslimane në Britani të Madhe - njoftuan se janë dhuruar 100.000 $ për të ndihmuar qytetarët e Detroitit të cilët nuk mund të përballojnë për të paguar faturat e tyre të ujit. Udhëheqësit e dy grupeve thanë të mërkurën se ata i kanë dhënë paratë për Fondin e Ujërave të Detroit-it dhe Agjencisë për Veprim me Komunitetin Metro Wayne. 

 Përpjekjet janë mbajtur në përputhje me mesazhin e Muhammedit, thanë udhëheqësit muslimanë.

Pjesë e mesazhit të tij ishte bamirësia, “ tha Kassem Allie. Kujdesuni për fqinjët tuaj, me më pak fat dhe të pambrojtur.

Anvar Khan, i Organizatës Islamike Bamirëse CEO of Islamic Relief USA, tha se është e rëndësishme për ne në besimin tonë për të ndihmuar fqinjët tanë.

Burimi: Detroit Press