Kur’ani i përkthyer do të shpërdahet në një milion kopje në Malajzi
Malajzia planifikon për të përkthyer dhe shpërndarë një milion kopje të Kur'anit në gjuhën angleze, malaje, kineze dhe tamile në një përpjekje për të përmirësuar interpretimet mashtruese të Islamit.
Para kësaj, nuk ka pasur polemika mbi mësimet e Islamit. Por tani, shumë gjëra dhe reagimet kanë dalë në sipërfaqe ku njerëzit bëjnë gjëra që nuk mund të jenë të pranueshme për muslimanët.
Ndonjëherë, reagimi është ekstrem, tha ish-kryeministri malajzian, Mahathir Muhammed në fillimin e projektit ”Një Shpirt, Një Kur’an”, që do të realizohet në Kullën e Kuala Lumpurit, njoftoi Daily Express.
Ai tha se ka pasur shumë interpretime rreth mësimeve të Islamit në këto ditë që në të vërtetë nuk kanë bazë në fenë Islame.
Ata kanë dëshirë të portretizojnë Islamin si një fe mizore, të paarsyeshme ose të padrejtë dhe që i bëjnë jomuslimanët në Malajzi që të kenë frikë prej Islamit, kurse e vërteta është se nuk ka asgjë për t’u frikësuar, shtoi ai.
Projekti është organizuar nga Informacioni Islamik dhe Fondacioni i Shërbimeve. Dr. Muhammed Mahathir është “babai” i projektit.
Përveç kopjeve të përkthyera, projekti, gjithashtu, do të shpërndajë shpjegime mbi ajetet e veçanta për të parandaluar keqkuptimin midis jomuslimanëve.
Dr. Muhammed Mahathir tha se është e rëndësishme për muslimanët të kthehen në mësimet e Kur’anit për të shmangur keqinterpretimet.
Ka kaq shumë interpretime tani nga të ashtuquajturit liderë dhe ne ju themi atyre se interpretimet e tyre nuk ndjekin mësimet e vërteta të Islamit.
Ne jemi të ndarë në fraksione dhe akuzojnë njëri-tjetrin si qafir, jo-musliman. Kjo është arsyeja pse leximi dhe të kuptuarit e Kur'anit është i rëndësishëm, tha ai.
Burimi: IQNA News