Pse muslimanët kundërshtojnë karikaturën e profetit Muhammed
Sulmi në redaksinë e revistës satirike Charlie HEBDO ka rizgjuar çështjen e diskutueshme rreth karikaturave të Profetit Muhammed, gjë e cila shpesh i ka zemëruar muslimanët në të gjithë botën.
Pse muslimanët kundërshtojnë karikaturën e profetit Muhammed? Bota perëndimore po e bënë këtë pyetje që nga koha kur gazeta daneze Jyllands-Posten botoi për herë të parë karikaturat profetit Muhammed në vitin 2005, duke ndezur zemërimin e muslimanëve.
Sulm vdekjeprurës i javës së kaluar në redaksinë e revistë satirike franceze Charlie HEBDO ka rizgjuar çështjen e diskutueshme për karikaturën e Profetin Muhamed, një praktikë e cila shpesh i ka indinjuar muslimanët në të gjithë botën.
Edhe pse nuk ka asnjë ajet në Kur'an që ndalon njerëzit që të paraqesin imazhin e Profetit, Islami dhe profeti Muhammed kanë kundërshtuar portretizimin për të parandaluar çdo idhujtari.
Kanë qenë paganët në kohën e Profetit Muhammed, të cilët adhuronin pemët dhe gurët, por Profeti Muhamed ka kundërshtuar vetëm imazhet e njerëzve dhe kafshëve, siç raportohet nga hadithi, thotë Rexhep Senturk, Profesor i Sociologjisë së Fesë në Universitetin Fatih Sulltan Mehmet në Stamboll, në një intervistë me Agjencinë Anadolu.
Hadithet, tradita profetike dhe thëniet e pejgamberit konsiderohen si burim i dytë udhëzues pas Kur'anit në aspektin e autoritetit tekstual.
Sipas burimeve islamike, në doktrinën bazë, Profeti Muhammed nuk është Zot, Perëndi, por vetëm një njeri dhe nuk bën kurrsesi që njerëzit të adhurojnë një qenie njerëzore në vend të Allahut.
Hajretin Karaman, një profesor në pension i Sheriatit, Ligjit Islam, thotë se muslimanët e marrin çështjen emocionalisht: Për muslimanët, piktura, karikatura apo portreti i Profeti Muhammed është një lloj falsifikimi apo mashtrimi, sepse asnjë portret nuk mund të përfaqësojnë një të vërtetë
Ata e dinë se askush nuk mund të zëvendësojë të Dërguarin.
Rexhep Senturk përmend një hadith duke thënë: Për të treguar superioritetin e besimit monoteist, profeti Muhammed i shkatërroi idhujt në Qabe, në Mekë. Ai, gjithashtu, hoqi pikturat që ishin blasfemuese ndaj Islamit, duke mbrojtur imazhet që përfaqësojnë Marinë dhe Jezusin, brenda ndërtesës..
Bota perëndimore tani po përballet me një dilemë: E drejta e besimit ndaj të drejtës për lirinë e shprehjes Një çarje, copëzim politik është duke u krijuar rreth kësaj linje në Evropë dhe SHBA, si dhe në pjesën tjetër të botës, por në një shkallë më të vogël, tha ai.
Megjithatë, në qendër të debatit të intensifikuar është pakica muslimane në Evropë prej të cilës kërkohet për të pranuar sakrilegjin dhe blasfemin ndaj Islamit dhe profetit Muhammed në media si pjesë e lirisë së shprehjes.
Duke thënë se në qoftë se njerëzit e respektojnë të drejtën e një komuniteti për të mbajtur diçka të shenjtë, ata gjithashtu duhet të respektojnë të drejtën e tyre për të vendosur se çfarë është sakrilegj kundër tij, Senturk thotë, duke shtuar: Nëse e karikaturat e Profetit Muhammed janë një sakrilegj duhet të vendoset nga muslimanët, jo nga jo-muslimanët.
Dhe muslimanët nga e gjithë bota në mënyrë të përsëritur kanë shprehur pikëpamjen e tyre se bërja e karikaturave të profetit Muhammed është fyese për myslimanët, sepse ato janë një sakrilegj në besimin e tyre.
Gazeta daneze Jyllands-Posten ka ndezur një polemikë globale kur ajo për herë të parë publikoi karikaturat e profetit Muhammed në vitin 2005.
Gazeta daneze The Jyllands-Posten ka shtypur 12-të karikatura editoriale për Profetin e Islamit dhe një artikull me titull: “Fytyra e Muhammedit”. Më shumë se 100 njerëz u vranë në Pakistan vetëm gjatë trazirave që shpërthyen pas publikimit të karikaturave.
Gazeta pretendonte se publikimi ishte një përpjekje për të kontribuar në debatin rreth kritikave të Islamit dhe vetë-censurës.
Por grupet muslimane në Danimarkë u ankuan dhe çështja çoi në protesta në mbarë botën ndërsa dhuna dhe trazirat shpërthyen në disa shtete muslimane.
E themeluar në 1969 dhe publikohet çdo të mërkurë, revista satirike Charlie HEBDO, gjithashtu, shkaktoi polemika në muajin shkurt, 2006, kur ajo paraqiti faqen e parë me titull: . Muhammedi i tronditur nga fundamentalistët.
Zyrat e saj pësuan nga sulm me zjarrvënie në vitin 2011 dhe website-in e shkatërruan.
Burimi: World Bulletin