Merkel bashkohet me protestën e komunitetit musliman në Berlin
Angela Merkel ka vendosur të bashkohet në një tubim të komunitetit musliman në Berlin për të promovuar tolerancën, për të dënuar sulmet në Paris dhe për të dërguar një qortim për rritjen e lëvizjes anti-islamike të Gjermanisë, raportoi Guardian.
Protesta e heshtur do të filloi të martën pasdite në Portën e Brandenburgut në Berlin dhe është e organizuar nga Këshilli Qendror i Muslimanëve në Gjermani, nën flamurin Le të jemi atje për njëri-tjetrin. Terror: jo në emrin tonë !
Merkel, që ka bashkuar shumicën e kabinetit të saj në këtë ngjarje, ka folur kundër grupit të ekstremit të djathtë PEDIGA dhe theksoi të hënën se Islami i takon Gjermanisë.
PEDIGA tërhoqi 25.000 marshues në mitingun e saj të 12-të javor në Dresden të hënën, anëtarët e saj mbajtën një minutë heshtje për viktimat e sulmeve në Charlie Hedbo në Paris javën e kaluar.
Në protestën e fundit ishin rreth disa 100.000 kundër-demonstrues në mbarë vendin, të cilët e akuzojnë PEDIGA-n se po i shfrytëzon sulmet në Francë nga persona të armatosur islamikë, dhe të cilët shprehën mbështetje për një shoqëri multikulturore gjermane.
Merkel i ka falënderuar drejtuesit e komunitetit muslimanë prej 4.000.000 banorë muslimanë të Gjermanisë të cilët shumë shpejt dhe në mënyrë të qartë e dënuan dhunën e kryer në emër të besimit të tyre në sulmet e përgjakshme të javës së kaluar në Paris.
Gjermania dëshiron bashkëjetesë paqësore me muslimanët dhe anëtarët e feve të tjera dhe në protestë do të dërgojnë një mesazh shumë të fortë, tha ajo në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.
PEDIGA, që filloi veprimtarinë e saj me protesta anti-Islame në muajin tetor, është rritur dhe po i vazhdon protestat anti-Islame për çdo javë të cilat po përhapet në gjithë vendin.
Burimi: The Guardian