Sekretari i Organizates Islamike, Madani, takohet me Ajetullah Ali al-Sistani
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ijad Madani, mërkurën u takua me autoritetin e lartë fetar të Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani.
Ijad Madani dhe Ajetullah Ali al-Sistani diskutuan zhvillimet e fundit dhe krizat në rajon, njoftoi Agjencia e Lajmeve al-Sumaria.
Madani mbërriti në Irak të martën për t'u takuar me zyrtarë të lartë të vendit dhe të diskutojnë mënyrat për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.
Takimi erdhi pasi ushtria e Irakut ka bërë përparim në luftën e saj kundër terroristëve Tekfiristë që i përkasin të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Levant (ISIL).
Elementë famëkeq terroristë kanë kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë prerje të kokave publikisht, kundër të gjitha komuniteteve të Irakut si muslimanët shiitë, sunitë, kurdë dhe të krishterë.
Ushtarët irakianë dhe njësitë e policisë, forcat kurde, milicët shi’ite dhe forcat e fiseve sunni kanë arritur kohët e fundit të t’i largojnë terroristët e ISIL-it nga disa zona në Irak.
Burimi: IQNA News