Myftiu i Rusisë: Publikimi i karikaturave fyese është i papranueshëm
Myftiu i Madh i Republikës Ruse të Bashkortostan-it tha se publikimi i karikaturave që përdhos besimet e shenjta hyjnore është i papranueshëm.
Talaat Safa Taxhedini shprehu mosmiratimin e publikimit të një karikature të Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.) nga revista satirike franceze, Charlie HEBDO dhe e përshkroi atë si një veprim që e zemëron Botën Muslimane.
Ai tha se vendimi i revistës për publikimin e karikaturave blasfemuese ishte i pamatur dhe provokues.
Myftiu, Talat Safa Taxheddini paralajmëroi se kjo dëmton ndjenjat e njerëzve dhe ndezë flakët e urrejtjes fetare dhe racore.
Të mërkurën, doli numri më i të ri i revistës Charlie HEBDO, zyrat e të cilit u sulmua javën e kaluar.
Kopertina apo ballina e këtij numri të revistës përmban një karikaturë të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), dhe ky veprim konsiderohet një akt blasfemues, sakrilegj.
Burimi: IQNA News