Irani merr primatin në Lindjen e Afërt
Teherani po paraqitet si force alternative i cili do të plotësojë boshllëkun në rajonin të cilin e dridh kaosi dhe situata jostabile.
Jostabiliteti dhe kaosi të cilët mbretërojnë në botën arabe paraqesin kërcënim por edhe mundësin për Iranin. Situata jostabile në Jemen, Libi, Siri dhe Irak paraqesin shembullin se Irani mund të realizojë qëllimet e t’ia afatshkurtëra dhe afatgjate dhe të bëhet fuqia kryesore në rajon. Irani i rrethuar me shtetet me pakicë të theksuar shiite kërkon mënyrat që të kultivojë imazhin e “shtetit mbrojtës” të kësaj popullate. Me kohë mund të bëhet edhe”shteti qendror” në këtë rajon kontrovers. Me këtë qëllim në mendje, Irani nxit ndarjet në mes sunitëve dhe shiitëve duke krijuar identitetet sektare për grupe të ndryshme të konfrontuara. Në Jemen është bërë në kuadër të kufinjëve të shtetit, në të cilin Irani ka krijuar identitetin e qartë shiit për husitët të cilët gjatë disa muajve të kaluar kanë marr kontrollin. Strategjia e Iranit është e fokusuar në ndërtimin e modelit të ri politik në rajon, i cili mbështetet në “rolin qendror” të Iranit, gjatë së cilës Irani mund të shfrytëzojë forcën e vet dhe të kryej ndikim në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Irani ka treguar interesim për përmirësimin e marrëdhënieve me Perëndimin dhe SHBA-të (veçanërisht në kuadër të”luftës kundër terrorizmit”, sikurse më parë kanë bërë në Afganistan), sidomos pasi që në vendin e kryetarit të Iranit erdhi kryetari i ri i zgjedhur Hasan Ruhani. Rolin e njëjtë Irani do të kryejë edhe në Irak.
Ky entuziazëm i Iranit, megjithatë nuk mund të vështrohet i izoluar nga vizioni i gjerë. Në këtë vizion bashkëpunimi i tillë shikohet si promovimi i modelit iranian të theksimit të pozitës së tij qendrore gjeopolitike për islamin shiit, si dhe dëshirës për dominimin në rajon i cili i përfshin edhe shtetet arabe. Që të bëhet qendra ndaj së cilës gravitojnë të gjithë në Lindjen e Afërt, Irani do të duhet të forcojë rolin e tij të mbrojtësit dhe hegjemonit për shumë fqinjë më të dobët dhe jostabil arab. Sipas modelit iranian këta fqinjët do të degradohen në statusin e shteteve periferike. Që të arrijë këtë Irani përdor retorikën e vet të vjetër revolucionare për” llojin e vet të islamit” ta paraqes” si autentik dhe origjinal”, ndërsa i përshkruan shtetet fqinje arabe si shtetet në të cilat është i përfaqësuar ”islami amerikan”, të cilin e paraqesin “si lloj jolegjitim të islamit”.
Në shkrimin i cili është botuar në Washington Post me titull” Koha është për t’u përfshirë”, kryetari iranian Hasan Ruhani ka theksuar qëllimet iraniane dhe hapësirat kyçe në të cilët Irani mund të bashkëpunojë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse Ruhani ka paraqitur perspektivën strategjike iraniane dhe parametrat me të cilët në këtë rrugë Irani mund të punojë dhe bashkëpunojë me Perëndimin ka mbet një pikë kyçe të cilin nuk e ka paraqitur.
Ai në thelb ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të pranojnë dështimin e politikave të tyre të vjetra, posaçërisht në rajon, e njëkohësisht në mënyrë implicite ka pranuar se Irani ka gabuar në marrëdhënien e tij ndaj SHBA-ve gjatë tetë viteve të kaluara. Por ai ka hapur dyert bashkëpunimit amerikano-iranian në luftë kundër terrorizmit dhe ka theksuar rolin e Iranit në zgjidhjen e çështjeve më problematike në rajon sikurse është çështja palestineze dhe konflikti me Izraelin. Aktualisht diskursi politik dhe kulturor iranian sillet rreth theksimit të superioritetit të racës iraniane, islamit shiit dhe kulturës iraniane. Diskursi i tillë fokusohet në veçorinë e racës iraniane si racë e cila është thellësisht e rrënjëzuar në civilizim përkundrejt arabëve të cilët paraqiten sipas këtij vështrimi, atë më pak të civilizuar. Në pikëpamjen politike praktike, për shkak të situatës jostabile dhe kaosit i cili mbretëron në shtetet arabe, Irani veten e përfaqëson si forcë alternative e cila do të mbush boshllëkun në këtë rajon të trazuar. Nga perspektiva e Iranit, SHBA-të nuk kanë mundur të zgjidhin një numër të madh të krizave ndërkombëtare, dhe në disa raste edhe vet i ka sajuar, Irani në këtë pikëpamje po pozicionohet si forcë në ngritje e cila do të zëvendësojë SHBA-të si forcë dominonte në rajon.
Qazim Saxhadpuri, këshilltar për çështje strategjike të ministrit të punëve të jashtme të Iranit, në gjuhën perse, me theksim të këtij diskursi, gjatë pjesëmarrjes në diskutim në tryezën e rrumbullakët në organizim të ueb portalit Shia News Association ka thënë se bota arabe vuan nga fragmentimi dhe paralizimi strategjik, gjersa është nën ndikimin e fuqive perëndimore, ndërsa Irani gëzon integritetin territorial dhe kohezionin e vet si dhe posedon resurset strategjike. Të gjitha këto janë faktorë të cilët Iranin do të mund të bëjnë fuqinë në ngritje në rajon. Me të vërtetë Irani prezanton argumentet në favor të tezës se e tërë bota arabe sillet rreth tij dhe pa të nuk do të mund të mbijetojë.
Burimi: Al Jazeera