Kurs Kur'anor për femra në Naxhaf, Irak
Një kurs Kur'anor me titull El-Kadir u mbajt për femrat nga Sektori për Marrëdhënie Fetare i Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut, në Naxhaf, Irak.
Sipas faqes të informacionit të Xhamisë së Shenjtë, Imam Ali, kursi vjetor u organizua nga Departamenti i Kur'anit të Shenjtë të Zyrës për Arsimin Fetar të Femrave në bashkëpunim me Seksionin e Çështjeve Fetare të Xhamisë së Shenjtë.
“Ehl-ul-Kur’an ‘Urafa Ahl-ul-Xhennah” ishte motoja e këtij edicioni të kursit në të cilën u diskutuan teknikat për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë dhe studentet mësuan përmendësh disa xhyza (pjesë) të Librit Hyjnor gjatë kursit.
Pjesëmarrëset në kurs, gjithashtu, mësuan rregullat dhe parimet e këndimit të Kur'anit.
Anvar Al-Husnavi, drejtor i departamentit tha se Qendra Dar-ul-Kur'an në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut ishte mikpritëse e kursit.
Ai shtoi se Departamenti i Kur’anit planifikon të mbajë më shumë programe arsimore për mësimin përmendësh të Kur'anit në muajt e ardhshëm.
Burimi: IQNA News