Hollande i kërkoi Netanjahut që të mos merrte pjesë në Marshin solidarizues
Presidenti francez Francois Hollande nuk donte që kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu të merrte pjesë nëmitingun e madh të unitetit të mbajtur në shenjë proteste pas vrasjeve të fundit në Paris, raportojnë mediat izraelite.
Sipas televizionit izraelit Channel 2, Hollandë i kishte dërguar një mesazh Netanjahut ku i kërkonte që të mos merrte pjesë në Marshin e solidarizimit, pasi besonte se prania e kryeministrit izraelit do të krijonte “përçarje”.
Raporti thotë se në fillim,të shtunën, Netanjahu e pranoi kërkesën e Francës, por ai ndërroi mendje më pas, kur ditën tjetër ministri izraelit i punëve të jashtme Avigdor Lieberman dhe ministri i ekonomisë Naftali Bennet njoftuan se do të merrnin pjesë në marshimin protestë në kryeqytetin francez.
Kur Netanjahu informoi Parisin për vendimin e tij për t’iu bashkuar eventit, Franca iu përgjigj duke thënë se po i dërgote një ftesë edhe presdentit palestinez Mahmud Abbas gjithashtu, thuhet në raport.
Të dielën, qindra e mijëra protestues anti-terrorizëm u mblodhën për tubimin në Paris, ku morën pjesë liderë botërorë dhe zyrtarë të ndryshëm. Ky event erdhi pas ditës së sulmeve që morën jetën e 17 vetëve dhe tre atentatorëve në Francë.
Në raport thuhet më tej se kryeministri izraelit në fillim ishte caktuar në rreshtin e dytë të liderëve, por ai arriti të gjarpëronte deri në rradhën e parë, përkrah presidentit të Malit Ibrahim Boubacar Keita, presidentit francez Hollande, kancelarës gjermane Angela Merkel, presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidentit palestinez Abbas.
I zemëruar nga ky veprim i Netanjahut, raportohet se Hollande iku para kohe, menjëherë pasi Netanjahu hipi në podium për të adresuar një ceremoni që fillonte pas Marshimit të së dielës.
Nëj burim izraelit, duke folur në kushte anonimati, tha se një nga shqetësimet e francezëve ishte se Netanjahu do të përfitonte nga tubimi për të bërë fushatë dhe për të mbajtur një fjalim, sidomos për hebrenjtë në Francë.
Burimi: Press Tv