30 Gurë –varreza historike në Ballkan në Listën e UNESCO-s
Gurë-Varreza mesjetare të Ballkanit që datojnë nga shekulli i XII-të janë emëruar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Gurë-Varreza në 30 nekropole në Ballkan janë nominuar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sipas Agjencisë për Ruajtjen e Monumenteve të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare, Dubravko Lovrenoviç në Bosnjë dhe Hercegovinë paraqiti të hënën një listë të 30-të Gurë-Varrezave, nga të cilat 22 janë në Bosnje dhe Hercegovinë, tre janë në Serbi, tre në Mal të Zi dhe dy në Kroaci.
Gurë-Varrezat e mëdha të quajtura stećci në Ballkan përbëjnë trashëgiminë e vlefshme nga historia mesjetare.
Që nga mesi i shekullit të XII-të, skenat e gdhendura në gurë ilustrojnë imazhet e jetës nga ajo periudhë.
Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë pritet të vendosë për përfshirjen në listë të themeluar nga Agjencia Kulturore e OKB-së, tha profesori i historisë në Universitetin e Sarajevës, Dubravko Lovrenoviç, një ekspert në historinë mesjetare.
Ne po presim ekspertët nga Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendeve Historike në verën e ardhshme për të ardhur për të vizituar këto vende. Një vendim përfundimtar do të bëhet në një sesion të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 2016. Ne shpresojmë se rezultati do të jetë pozitiv, tha prof. Dubravko Lovrenoviç.
Një nga vendet historike më të mëdha dhe më me vlerë është Radimlja, e cila ndodhet pranë Stolacit në Hercegovinë, e cila nuk është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.
Sipas një njoftimi për shtyp lëshuar të hënën nga Agjencia për Ruajtjen e Monumenteve të Bosnjes dhe Herzegovinës, arsyeja qëndron në numrin e struktura tregtare pranë nekropolit, të cilat cilat i japin një imazh vizual negativ këtij vendi historik.
Në mesin e 70.000 gurë-varrezave historike që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, 60.000 janë zbuluar në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.